Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Claud Architecs
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Claud Architects
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
Përshkrimi
Idea jonë për krijimin e një beach bar është që duhet të prezantojë natyrën.
Hapësira që na u ofrua për të krijuar, ka shërbyer për njerëzit si hapësirë relaksi prej shumë vitesh.
Gjithçka ka qenë në formën më bazike, por mjaftueshëm për të dhënë qetësinë e kërkuar.
Ajo që ne donim të bënim është që të qëndronim në këte ide duke shtuar elementë që vetëm e
pasuronin, krijonin facilitate dhe mundesonin impaktin që natyra krijon tek njeriu.
Zgjodhëm drurin (bamboo), kashtën dhe tekstilin. Sipas një studimi nëse e përqafon një peme për 60
sekonda ndihmon në qetësim dhe të bën më të lumtur. Mardhënia e materialeve te krijuara nga natyra
me ne është unike. Ndaj druri ka zënë një peshë të konsiderueshme në këtë projekt.
Duke punuar me proporcionet dhe ndricimin donim që këto elemente të harmonizoheshin me detin.
Ndaj dhe zona e punuar më pranë detit duket si një lojë e formësuar nga dallgët.
Forma, materialet dhe ndricimi u bene mjetet tona qe na ndihmuan te benim kete hapsire te merrte
fryme.
Claud Architects