Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    ARTI I DIZENJIMIT TË VARKAVE

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    ART MBI DET ME MAGISTAR

    Besoj të gjithë e kemi pasur ëndërr që kur të rriteshim të kishim një jaht apo një varkë luksoze. Fatkeqësisht kjo ëndërr ishte “e pamundur” duke marrë parasysh faktin që në vendin tonë nuk prodhoheshin varka të tilla. Nga ana tjetër ti marrësh nga jashtë është pak si shumë e kushtueshme. Po e lexuat mirë nuk ju bënë sytë ishte, sepse tashmë edhe në Shqipëri prodhohen varka “high class”. Më poshtë do ju paraqesim disa dizajne varkash të prodhuara në Shqipëri nga Magistar.

    magistar-boat-design-production-in-albania

    Procesi i krijimit të një varke është më i ndërlikuar sa mund të duket në shikim të parë. I mundimshëm dhe kërkon shumë vëmendje ndaj detajeve. Gjithashtu e rëndësishme është që të punohet me kujdes, që rezultati në fund të jetë i qëndrueshëm. Hapi i parë dhe kryesor është të përcaktohet se nga se do të bëhet varka. Në procesin e krijimit të varkave nuk ka vend për nxitim dhe mangësi, kështu që duhet bërë gjithçka me shumë kujdes dhe qartë.

    Me kalimin e viteve, ka pasur ndryshime të shumta në fazat e projektimit dhe zhvillimit të anijeve. Lindi nevoja, që përvec funksionit të fokusohemi edhe në aspektet estetike dhe teknologjike, që kanë arritur të dominojnë kërkesat e dizajnit sot dhe aspektit miqësor ndaj ambjentit. 

    Magistar- art on the sea

    Ekzistojnë katër aspekte kryesore të dizajnit të varkës, si estetika, materialet e përdorura në ndërtimin e varkës, teknologjitë dhe veçoritë e ndryshme të integruara në varkë dhe psikologjia e blerësit të varkës. Të gjitha këto aspekte duhet të optimizohen për të krijuar një varkë që është e përditësuar, miqësore me mjedisin dhe ekonomike. 

    Magistar- art on the sea

    Detaje të elementeve të varkës

    Një nga aspektet kryesore të shqyrtimit, pasi të plotësohen të gjitha kërkesat strukturore, është estetika e varkës. Filozofia e dizajnit duhet të përfshijë të gjithë elementët njerëzorë dhe socialë përmes procesit të projektimit, për të krijuar një ndjenjë kënaqësie në drejtimin e varkës. Ndikimi i estetikës ndryshon nga varka në varkë, në varësi të funksionit për të cilin përdoret dhe të asaj cfarë ne kërkojmë. 

    ZANA

    magistar-boat-design-production-in-albaniaNë mitologjinë Shqiptare “Zana” është symbol ibukurisë dhe i harmonisë me natyrën. Gjithashtu njihet si një krijesë tepër e guximshme.
    Me një harmoni perfekte si vetë emri, “Zana 550” është modeli i parë i varkave i prodhuar në Shqipëri nga “Magistar”.E konceptuar për të bërë pjesë në kategorinë e varkave prej druri, mjeshtëria dhe puna e  detajuar e bën atë të pakrahasueshme me varkat e tjera të madhësisë së saj.  Paralelisht me karakteristikat e saj dinamike është marrë parasysh siguria e lundruesit bashkë me performancën. 

     

    magistar-boat-design-production-in-albania

    Fortësia dhe skeleti,  të kombinuara me motorrët e shpejtë dhe të sigurtë na japin një performancë superiore. Edhe pas sfidave të ndryshme “Zana 550” është e aftë të marrë “veten” e të jetë në gjendje perfekte. Teksa lundron ne valët e ujit ajo jep një pamje magjepsëse. 

    Përveç dizajnit dhe funksionalitetit “Zana” është një varkë miqësore me ambjentin. Në “Magistar” prioritet është krijimi i një harmonie mes marrëdhënieve njeri- mjedis, paraqitur kjo fare mirë te ky dizajn varke ku 98% e strukturës është plotësisht e riciklueshme. Persa i përket jetëgjatësisë themi me plot gojë që “Zana” mund të pluskojë mbi ujë me dekada të tëra duke ju referuar mënyrës se si ajo është ndërtuar. 

    Magistar- art on the sea

    Sa i përket dizajnit varka ZANA eshtë ideuar e atillë që të bëhët njësh me peisazhin përreth. Një zotëri i vërtetë që e di mirë që eleganca dhe respekti dominojnë mbi pasurinë, po njësoj dhe Magistar u kujdes në përdorimin e drurit të cilësisë më të mirë se fundja nuk mund të krijonin një copë plastikë e cila do ishte në kontrast me ambjentin përreth. 

    Në të mund të gjesh linja, harkime dhe pelhura tepër fine që paraqesin një elegancë maksimale me trajta fisnike! 

    Fundja.... ...nuk do të  projektonim një copë plastikë për një mjedis të paprekur po aq sa nuk do të shkonin nëse zgjidhni të vishni  kominoshe kur takoheni me familjen mbretërore 

    Magistar- art on the sea

     

    SHTRIGA 

    Shtriga është një nga krijesat më pak miqësore të mitologjisë shqiptare, gjysmë vampir- gjysmë shtrigë, mbinjerëzore në forcë, shpejtësi dhe shkathtësi nuk do t'i linte asnjë shpresë gjahut, pasi ushqehet me shpirtin e tyre dhe po, fluturon gjithashtu. 

    Të njëjtat karakteristika mund të themi dhe për Shtrigën tonë.

    Shtriga720_varka -projektuar-magistar
    Druri është përbërësi i natyrës dhe kur përzihet me rezina moderne, mund të optimizohet shumë përtej kufijve të ndërtimit tradicional të varkave. 

    Harroni gozhdat, vidat, telat në strukturën gjatësore ose atë tërthore: çdo pjesë e vetme e drurit që formon “Shtriga 720” është llogaritur në mënyrë individuale sipas aftësive të saj të vërteta dhe rezultati është një strukturë plotësisht të integruar që arrin peshën 600 kg. 

    [playlist type="video" ids="31891"]

    Strukturë cila konkuron në fortësi me plastikat më të avancuara të përforcuara me fibra.  Materiali kompozit e “Shtrigës” përbën më pak se 2% në peshë, duke e bërë atë 98% të bio-degradueshme. 

    Megjithatë e mbron drurin deri në atë pikë, duke na mundësuar zëvendësimin e llojeve të drurit në rrezik që deri tani ishin  domosdoshmëri në ndërtimin tradicional të varkave. 

    I gjithë telashi i mirëmbajtjes së varkave prej druri është zhdukur gjithashtu: Shtriga do të akomodohet e lumtur në ujë të kripur për shumë dekada. 

    Kur të vija koha, 590 kg e saj do të rikthehet në ciklin e jetës së natyrës 

     

    Ndërkohë nëse pasioni juaj ka nuanca më klasike, Varka me Vela Illyria është e duhura!

     

    Të fundit

    Timber Apartment

    ICA STUDIO
    • Apartament

    Maccaferri Balkans

    Studioarch4
    • Projekt interieri

    Kronos Agroturizëm

    Atria Studio
    • Arkitekturë
    • +2
    Të rejat

    Guida për të patur një kuzhinë ideale me tre hapa

    27/01/2023

    Ndriçimi në restorante nga A bi esse

    26/01/2023

    5 sugjerime për sallonet tuaja nga Atmosfere

    25/01/2023
    Punësim

    Arkitekt/e Dalmat Architecture

    • Full time

    Arkitekt/e SAAS Architecture Studio

    • Full time

    Arkitekt/e Katrori B

    • 0693956776, 0693837572
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link