Identifikohu ose Regjistrohu
2
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Arkitektet Shqiptare: Irena Lazi

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Një përshkrim i shkurtër rreth jush, ku punoni, sa vite eksperiencë keni si dhe fushën tuaj të ekspertizës:

    Jam bashkëthemeluese e “studio IOP arkitektë” dhe prej 10 vjetësh punoj në projektimin e brendshëm dhe të jashtëm të banesave rezidenciale, gjithashtu - nëpërmjet ateliesë tonë - edhe në edukimin dhe parapërgatitjen e brezave të rinj të cilët duan të ndjekin shkollën e arkitekturës në Shqipëri dhe jashtë saj.

     

    Pse keni zgjedhur arkitekturën? Cila ka qenë shkëndija që ju drejtoi drejt këtij profesioni?

    Ndryshe nga disa vite më parë, në ditët e sotme ka një vëmendje më të madhe dhe theks të vazhdueshëm mbi influencën që arkitektura ka kudo në jetën tonë dhe ndoshta zgjedhja në atë kohë ka qënë e zakonshme, por ajo që më mbajti më pas mbërthyer pas saj ishte kuptimi më i gjerë që fitova me kalimin e viteve.

    Si e mendoni ju arkitekturën dhe cili është projekti juaj i cili ju përfaqëson më së miri?

    Kur mendoj për arkitekturën, më shfaqen një seri imazhesh në mendje - disa prej tyre të lidhura edhe me fëmijërinë time. Në atë kohë e përjetoja arkitekturën pa e menduar si të tillë. Mund t’i shoh akoma në memorie disa shtëpi, të ndiej atmosferën e tyre, mënyrën sesi depërtonte drita apo dhe të ndiej akoma aromën që ishte aty. Besoj se kujtime si këto, mbajnë në vetvete eksperiencat më të fuqishme arkitektonike dhe kanë formuar fjalorin tim në punën si arkitekte sot.

    Rinovimi i një banese përdhese në Tiranë është një projekt që e kam shumë për zemër, gjithashtu edhe rinovimi dhe ndryshimi i funksionit të një apartamenti në Studio Optike. Po të njëjtës rëndësi janë edhe objektet e dizajnit si tavolina “Atelier” për studion tonë.

     

    Çfarë këshille do i jepje vetes tënde në fillim të karrierës, e vlefshme edhe për arkitektet e reja ose ato vajza/gra që duan të bëhen arkitekte?

    Këshillat që i japim vetes apo të tjerëve me fjalë më duket se jo gjithmonë funksionojnë. Ajo që bëjmë me veprimet tona është mënyra më e drejtpërdrejtë për t’i dhënë mesazhe si vetes ashtu dhe të tjerëve. Të bërit arkitekturë të mirë ka qënë gjithmonë qëllimi im dhe vetëm me anë të veprave të mira mund ta tregoj këtë gjë.

    Irena Lazi

    Të fundit

    Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

    XPLAN STUDIO
    • Arkitekturë publike

    Sunny Hill Apartment

    Studio27
    • Projekt interieri

    Ioanian Coast Minimal Villa

    andoni studio
    • Projekt vile
    • +2
    Të rejat

    Lartëso Vizionin Tënd të Projektimit: 5 Arsye Pse të Zgjedhësh Art House Academy për vizualizime profesionale

    15/11/2025

    Arkitektura dhe AI me Matthias Hollwich : Takim me të Ardhmen

    12/11/2025

    5 arsye pse të bëhesh i “zgjuar” me SMART HOME ALBANIA

    08/11/2025
    Punësim

    Senior Architects

    • +355698040360
    • Full time

    Arkonik - ARKITEKT/E

    • Full time

    Castellino home- Arkitekt/e

    • +355693850769
    • Full time
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link