Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Arkitektet Shqiptare: Ana Shpuza

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Një përshkrim i shkrurtër rreth jush, ku punoni, sa vite eksperiencë keni si dhe fushën tuaj të ekspertizës:

    Karriera ime profesionale në fushën e arkitekturës ka nisur në 2014 pasi u transferova në Londër për të filluar punë në zyrën angleze Grimshaw. Arsimi në Itali pranë Universitetit Politeknik të Torinos, puna në Mbretërinë e Bashkuar si Arkitekte, eksperienca në Shqipëri si Koordinatore dhe Design Manager për Grimshaw (Londër) si dhe angazhimi i fundit në zyrën e Grimshaw në Paris më kanë lejuar të njihem me punë dhe kultura të ndryshme dhe të cilësohem si profesioniste ndërkombëtare në fushën e Arkitekturës dhe të Projektimit Urban.

     

    Pse keni zgjedhur arkitekturën? Cila ka qenë shkëndija që ju drejtoi drejt këtij profesioni?

    Zgjedhja e Arkitekturës ka qënë kompromisi më i mire që bashkoi pasionin tim për shkencat ekzakte i trashëguar nga familja ime (e përbërë kryesisht nga inxhinierë) dhe pasionin për artin i lindur dhe i ushqyer nga konteksti italian në të cilin jam rritur.

     

    Si e mendoni ju arkitekturën dhe cili është projekti juaj i cili ju përfaqëson më së miri?

    Arkitektura është një profesion që përfshin shumë disiplina dhe kjo është karakteristika më joshëse e saj. Ajo kërkon një angazhim dhe studim të vazhdueshëm. Është e domosdoshme që arkitekti të kryej gjithmonë një punë kërkimore të thelluar dhe të bashkëpunojë me ekspertë të ndryshëm për të vepruar në mënyrën më të saktë dhe delikate në një kontekst të caktuar.

    Projekti që më përfaqëson më së miri është pa dyshim studimi i zhvillimit urban të Tiranës që nisi në 2012 dhe u finalizua në librin "Tirana 100 anni capitale" në 2020 falë Institutit Italian të Kulturës në Tiranë dhe Botime Toena. E quaj këtë si projekt sepse siç thashë më sipër, studimi i kontekstit ku veprohet është pjesë e profesionit dhe kjo ka rëndësi aq sa hartimi i projektit në vetvete.

    ana shpuza

     

    Çfarë këshille do i jepje vetes tënde në fillim të karrierës, e vlefshme edhe për arkitektet e reja ose ato vajza/gra që duan të bëhen arkitekte?

    Ndërgjegja për përgjegjësine që ne si arkitektë kemi është e rëndësishme për të ndërtuar vepra dinjitoze në vazhdimësi. Arkitektura lidhet me çdo gjë që ka të bëj me njeriun: historinë, funksionalitetin, bukurinë, aksesin social, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin. Për të gjitha vajzat që sapo kanë nisur karrierën në arkitekturë këshilla ime është të mbajnë në plan të parë objektivat e tyre në lidhje me etikën dhe vlerat e profesionit duke sfiduar limitet.

    ana shpuza

    Bulevardi i Ri, Grimshaw

    ana shpuza

    Të fundit

    SEA apartments

    • Apartament

    Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

    Iaarchitects
    • Projekt vile

    Mapei

    Maden Group
    • Projekt interieri
    • +1
    Të rejat

    Nga BAU 2025 në Tiranë: AluKönigStahl sjell trendet e fundit të ndërtimit në Shqipëri

    01/05/2025

    5 VITE NË SHQIPËRI – BRANDI SMEG FESTON NË MËNYRËN MË IKONIKE!

    06/10/2024

    Top 8 instalacionet nga Java Dizajnit 2024

    23/04/2024
    Punësim

    ALN- Arkitekt

    • Full time

    Re/Lab - Arkitekt

    • Full time

    MVM Architecture - arkitekt me eksperiencë

      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link