Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    ARKITEKTET SHQIPTARE: AFRODITA LUARASI ABDIU

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    ARKITEKTET SHQIPTARE: AFRODITA LUARASI ABDIU

     

     

     

     

    Një përshkrim të shkurtër rreth jush, ku punoni, sa vite eksperiencë keni si dhe fushën e tuaj të ekspertizës.

     

    Jam e lindur në Prilep të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku kam kryer shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa studimet i kam kryer në Fakultetin e Arkitekturës në Shkup. Tani jetoj dhe punoj në Tetovë.

    Gjatë studimeve në Shkup u takova edhe me dashurinë e jetës sime (bashkëshortin tim) i cili studionte në të njëjtën godinë, një kat më poshtë, në Fakultetin e Ndërtimit.

    Duke menduar që jemi një duo e mirë për të punuar bashkë, që të dy të dashuruar në art, vendosëm të themelojmë një studio për projektim të interiereve duke dashur që të fillojmë me një stil jo të zakonshëm të punës, me diçka që do t’i japë një frymë të re qytetit dhe që do të na bëj krenarë.

    Në vitin 2007 kishim fatin të punojmë një projekt për një bar kafe në Tetovë ku edhe fillon historia e LD studios. Në vitin 2009 hapëm edhe studion tonë të vogël, në të cilën tashmë 14 vite punojmë dhe krijojmë me dashuri.

     

     

    Cila ka qënë shkëndija që ju drejtoi drejt këtij profesioni? 

     

    Shkëndijë?! Ajo nuk ishte shkëndijë, por ishte dashuria ndaj artit që në fëmijëri. Luaja në piano, dashuroja baletin, por dashuria ndaj vizatimit ishte gjithnjë më e madhja.

     

    Fillimisht, që në shkollë fillore u dashurova në fjalën “arkiteturë” (ashtu bukur tingëllonte kjo fjalë) dhe që atëherë vendosa që do të bëhem arkitekte edhe pse në atë kohë nuk e dija mirë se çfarë do të thotë ajo.

    Dhe kështu kalonin vitet, dëshira për të qenë arkitekte rritej deri sa u kthye në një realitet. Në asnjë moment deri më tani nuk kam menduar që kam gabuar, përkundrazi, nëse do të duhej edhe një herë të zgjidhja, pa asnjë dyshim përsëri do të kisha zgjedhur arkitekturën.

     

    Ajo është dashuri, nuk është shkëndijë!

     

    Cili ka qënë projekti më sfidues për ju? Pse?

     

    Kam punuar në shumë projekte deri më sot, qofshin ato objekte banimi ose komerciale, shtëpi, kafeteri, restorane e shumë të tjera, projekte brenda shtetit si dhe jashtë shtetit, sado që mendohem se cili ka qenë më sfidues, gjithnjë më kujtohet projekti ynë i parë të cilin e përmenda më parë, projekti për kafe bar “Chill Out”. Ai projekt jo vetëm që është i projektuar me shumë dashuri, por edhe është i realizuar me shumë dashuri, të gjitha ato detaje që i kemi punuar bashkë me bashkëshortin tim!

    Me atë projekt mund të them që imponuam një stil të ri në qytet të cilin të rinjtë e adhuronin.

     

    Si e mendoni ju arkitekturën dhe cili është projekti  që mendoni se ju përfaqëson më së miri?

     

    Ah, nuk jam shum tip i filozofit, më tepër jam tip praktik.

    Për mua arkitektura paraqet një vegël nëpërmjet të cilës arkitekti si artist mund të shprehet, atë që e ndjen nga brenda ta shndërrojë në diçka të dukshme, në diçka të prekshme. Krijon diçka me të cilën të tjerët mahniten, e duan dhe kënaqen.

    Ja për shembull unë e dua natyrën dhe dua ta interpretoj në arkitekturë. Kam dëshirë të përdor materiale natyrale në projektet e interiereve dhe më shumë i dua gjelbërimet, drurin, lulet … i adhuroj. Si shëmbull më të mirë mund ta përmend një nga projektet e mia më të dashura, i cili më së miri më përshkruan mua, bar kafe “Garden”. Projekt të cilin e kemi punuar me shumë kënaqësi. “Garden” është zinxhir lokalesh ku ka: bar kafe, restorant dhe ushqim të shëndetshëm  dhe të gjitha në një mënyrë janë interpretim i natyrës. Për mendimin tim këto janë projekte “duhen parē” nëse vizitoni Tetovën.

     

    Çfarë këshille do i jepje vetes tënde në fillim të karrieres, i vlefshëm edhe për arkitektet e reja ose ato vajza/gra që duan të bëhen arkitekte?

     

    “ E vetmja mënyrë se si të bëni punë të mëdha është të dashuroni atë që bëni!”

     

    Nuk mund të jepni këshillë më të mirë se kjo, ose ndoshta si shkruan Bukowski “ gjeni atë çfarë ju pëlqen dhe lejojeni t'ju vrasë” dhe asnjëherë mos harroni që ndonjëherë do të keni edhe rënie, por ajo do ju bëjë edhe më të fortë.

     

    Çfarë ju frymëzon në punën tuaj? (artist/arkitekt)? 

     

    Mendoj që tashmë u përgjigja në këtë pyetje.

    Kur sheh se si të tjerët mahniten me atë që ke krijuar, është ndjenja më e bukur që mund ta përjetosh.

    Ajo më jep forcë të vazhdoj!

    Tre projekte që dëshironi t’i prezantojmë me profilin tuaj në pikark.com

     

    Garden, 2014

    Bar kafe

    ARKITEKTET SHQIPTARE: AFRODITA LUARASI ABDIU

     

    Pizza Garden, 2017

    Restorant

    ARKITEKTET SHQIPTARE: AFRODITA LUARASI ABDIU

     

     

    Çento House, 2020

    Apartament

    ARKITEKTET SHQIPTARE: AFRODITA LUARASI ABDIU

    Të fundit

    SEA apartments

    • Apartament

    Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

    Iaarchitects
    • Projekt vile

    Mapei

    Maden Group
    • Projekt interieri
    • +1
    Të rejat

    Nga BAU 2025 në Tiranë: AluKönigStahl sjell trendet e fundit të ndërtimit në Shqipëri

    01/05/2025

    5 VITE NË SHQIPËRI – BRANDI SMEG FESTON NË MËNYRËN MË IKONIKE!

    06/10/2024

    Top 8 instalacionet nga Java Dizajnit 2024

    23/04/2024
    Punësim

    ALN- Arkitekt

    • Full time

    Re/Lab - Arkitekt

    • Full time

    MVM Architecture - arkitekt me eksperiencë

      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link