Commonsense Studio është në kërkim të një arkitekti/e senior për t'iu bashkuar ekipit! Nëse ke ambicie, përkushtim dhe pasion për projektimin dhe je entuziast për të kontribuar me njohuritë e tua dhe zhvilluar veten në projekte dhe sfida nga më të veçantat, apliko tani!
Kriteret:
Përvojë pune prej të paktën 3 vitesh në zyrë projektimi dhe/apo zbatim;
Aftësi dhe njohuri shumë të mira teknike për të avancuar projektet nga koncepti në zbatim;
Njohuri të mira të rregulloreve dhe legjislacionit shqiptar për projektimin;
Përvojë në koordinimin/menaxhimin e projekteve dhe komunikimin me disiplinat e tjera;
Ambicioz/e për t'u zhvilluar dhe bashkëpunues/e në ekip;
Aftësi të avancuara: Revit, AutoCAD, Adobe Creative Suite;
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
I interesuar për një kontratë +2 vite.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV dhe portfolio në [email protected]. Aplikimet e përzgjedhura do të njoftohen me e-mail për intervistë. Afati për dërgim: 17.10.2025.