Studioja italiane Settanta7, e specializuar në projektimin e ndërtesave publike, kërkon të zgjerojë stafin në filialin e saj në Tiranë për profilin ARKITEKT
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
-Të jetë kreativ si dhe të ketë aftësi të mira kompozimi në zhvillimin e koncepteve përsa i përket projekteve si shkolla, palestra, librari, qendra polifunksionale etj.
-Të punojë në vizatime, detaje teknike si dhe të asistojë rishikimin e projekteve të propozuar.
KUALIFIKIMET:
-Diplomë në arkitekturë
-Aftësi në përdorimin e software REVIT
-Aftësi të mira komunikimi dhe organizative
-Aftësi të mira për të punuar në grup
-Njohje e mirë e gjuhës angleze ose italiane.
ÇFARË OFROJMË:
- Kushte shumë të mira pune
- Ambient bashkëpunues dhe internacional
- Projekte sfiduese dhe rritje profesionale
- Pagë e kënaqshme
- Orari i punës dhe festat zyrtare sipas legjislacionit shqiptar.
- Smart working 1 herë në javë
Mirëpresim çdo arkitekt entuziast t'i bashkohet skuadrës tonë të madhe duke na dërguar CV+Porfolio në adresën e emailit[email protected]
Të gjitha projektet tona lindin, zhvillohen dhe faqosen në REVIT prandaj njohja e programit është e domosdoshme.