Të dhëna mbi projektin
-
Studio
NH Architecture
-
Arkitekti
Nesila Hajdini
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2021
-
Sipërfaqja
30
-
Kate
1
-
Photography
Liridon Cani
Përshkrimi
Një argjendari ekzistuese prej 30 m2 do të duhej të transformohej në një dyqan bashkëkohor, pasi prej 25 vitesh kishte të njëjtën pamje.
Një hapësirë shumë e vogël dhe e ngushtë, por me një lartësi të bollshme që siguronte fleksibilitetin për të krijuar një kat të ndërmjetëm për tu përdorur si zyrë.
Shkallët e ndërkatit u mbështetën në faqen fundore të hapësirës, duke i dhënë kështu frymëmarrje pjesës së ekspozimit dhe shitjes së produkteve.
Me deshirën për të krijuar një ambjenti kompakt dhe të unifikuar u zjgodh përdorimi i paneleve modulare tē realizuar me melaminë, të cilat shpesh transformoheshin në ekspozitor, pasqyrë apo dhe derë për të kaluar në ambjentet e mbasme të dyqanit. Pasqyrat, shërbejnë jo vetëm për të krijuar iluzionin e një hapësire më të madhe por edhe si akesorë të domosdoshëm për klientët gjatë blerjeve.
Modulariteti i paneleve të cilat veshin të gjithë dyqanin, theksojnë vertikalitetin e hapësirës dhe vënë në dukje lartësinë e ambjentit dhe minimizojnë ndjesinë e një dyqani të vogël.
Me kërkesën specifike nga klienti, arkitekti synoi drej krijimit të një atmosfere mikpritëse për të sjellë ndjesi rehatie, larg luksit, duke ju përshtatur target grupit të blerësve të këtij biznesi. Për këtë u zgjodhën materiale dhe nuanca të frymëzuara nga ngjyrat e tokës, të ngacmuara me një ton të artë, i cili lidh gjithë projektin.
.
Vendndodhja
1000, Tirana, Tirana, Albania