Unë jam një adoleshente që së shpejti do të jem studente në njërin prej fakulteteve të Republikës së Shqipërisë. Siç e dimë ky është një nga vendimet më themelorë sa i përket jetës sonë, prandaj duhet shumë kujdes kur të vendosim cili do të jetë profesioni ynë i së ardhmes.
Unë i kam idetë e qarta se cili do jetë ai, prandaj do kisha dëshirë të ndaja arsyet me ju. Dega ime e preferuar për universitet është arkitektura, më poshtë do të listoj arsyet se pse unë kam zgjedhur që të bëhem një arkitekte.
Gjithmonë kam qenë një fëmijë që jam tërhequr nga ndërtesat e bukura, veprat e artit, piktura të ndryshme, me pak fjalë gjithçka që përkufizohet art.
Ku ka më mire se sa të njohësh njerëz të rinj e të kesh mundësinë të punosh me ta. Arkitektura të mundëson një bashkëveprim të vazhdueshëm me klientë të ndryshëm që në fund ëndrra e tyre të bëhet realitet.
Arkitektura si profesion ka vështirësitë dhe sfidat e veta, sepse të arrish të realizosh një punë sa më të mire, inovative dhe të kënaqësh klientin kërkon shumë punë dhe përkushtim, duke pasur parasysh që çdo klient ka kërkesa të veçanta dhe buxheti mund të jetë I kufizuar.
Sado e mire të jetë idea jote pa pasur materialet, objektet dhe teknologjinë më të fundit, projekti yt mund të dështojë duke lënë një klient të pakënaqur.
Duke marrë parasysh faktin që Shqipëria është akoma një vend në zhvillim e sipër më jep sigurinë e një profesioni që do të ketë treg pune dhe pas disa vitesh.
Duke qenë se do të merresh gjithmonë me projekte të ndryshme dhe klientë të rinj, të largon pjesën e të qenurit një profesion monoton dhe I “lodhshëm’’.
Ashtu si çdo fëmijë dhe unë ëndërroja se si do të ishte shtëpia ime kur të rritesha, duke u bërë arkitekte do mund të realizoj jo vetëm ëndrrën time por dhe atë të shumë njerëzve të tjerë.
Gjithmonë kur ndihem e stresuar, skicoj diçka nderkohë që po dëgjoj një muzikë të mirë, gjë që më bën të ndihem me të vërtetë mire.