Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Albanian Sustainable Energy Day 2022

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Albanian Sustainable Energy Day 2022

    30 Shtator 2022, @Ambasada e Paqes

    Albanian sustainable energy day 22 by Berc and pik ark

    Energjia, pa dyshim sot përbën temën kryesore të politikave, bizneseve, ndërtimit dhe tani vonë konsumatorit të thjeshtë!

    ASED, Albanian Sustainable Energy Day, lindi me dëshirën për ngritur në nivel gjithëpërfshirës diskutimin mbi energjinë, duke sjellë në një tryeze të përbashkët elementë nga fusha e politikës, biznesit, profesionistëve si dhe nga akademia.

    Albanian sustainable energy day 22 by Berc and pik ark

    Programi u zhvillua mbi realizim e tre prezantimeve mbi energjine duke filluar nga Martin Brown, zv/ Living Future Europe i cili vë theksin mbi domosdoshmërinë e ndryshimit të kursit së të menduarit drejt një mënyre rigjenerues, i cili nxit pyetje të cilat gjenerojnë zgjidhje, shërbime dhe produkte të cilat janë më të mira për njerëzimin dhe shëndetin e tokës.

    Vëmendja duhet zhvendosur nga çfarë dëshirojmë ne të bëjmë në çfarë i nevojitet tokës që ne të bëjmë!

    Albanian sustainable energy day 22 by Berc and pik arkProf. Brown, thekson se nëpërmjet mendimit rigjenerativ, ne mundet të çbëjmë kolapsin ekologjik dhe klimaterik, për të krijuar ndërtesa, produkte, qytete dhe biznese të cilat zhvillohen dhe bashkëjetojnë  me sistemet e gjalla nga të cilat varen, për të patur një planet të shëndetshëm.

    Albanian sustainable energy day 22 by Berc and pik ark

    Natyrisht që jetesa jonë është e lidhur me qytetin, infrastrukturën, ndërtimin dhe pikërisht për të disktutuar mbi zhvillimin e qyteteve të qëndrueshme ishin prezente në panelin e parë, drejtuar nga Ornela Cuci, bashkë me Anuela Ristani nga Bashkia Tirana, Ardian Metaj nga Eu in Albania, Floreta Kërtushi nga Bashkia Durrës, Sokol Dervishi nga  Epoka University dhe Adelina Farrici  nga Shoqata për Autonomi vendore, për të disktuar rreth politikave, incentivave të vendimmarrjes lokale për krjimin e qyteteve sa më të jetueshme dhe që përdorin burime alternative energjie.

    Albanian sustainable energy day 22 by Berc and pik ark

    Cilat janë programet e EU për zhvillimin e këtyre qyeteve dhe askeset në fondet për implementimin e projekteve. Një prezantim tejet interesant nga Sokol Dervishi, paraqiti dhe nje studim mbi morfologjinë e qytetit të Tiranës. Cilat janë format, skemat e duhura për tu implementuar në klimën e Shqipërisë sepse morfologjia ndikon drejtpërsëndrejt, në temperaturat, konsumin e energjisë, ndriçimin prandaj është e domsdoshme një bashkëpunim midis akademisë, vendimarrjes lokale dhe qendrore si dhe biznesit për të krijuar mjedisin e ndërtuar me impakt më të vogël në mjedis, por me komfortin më lartë dhe efiçencë të lartë energjitike si dhe financiare

    Albanian sustainable energy day 22 by Berc and pik ark

    Profesor Holger Wallbaum, nga Chalmers University, foli rreth rëndësisë së digjitalizimit në fushën e ndërtimit dhe konceptit së Ndërtimit 4.0 (Ndërtimi 4.0 është një shumëllojshmëri teknologjish ndërdisiplinore që dixhitalizojnë, automatizojnë dhe integrojnë proçesin e ndërtimit në të gjitha fazat e zinxhirit të vlerave.) 

    Duke qënë se sektori i ndërtimit është akoma i bazuar mbi punën e krahut, ka ende shumë për të bërë drejt digjitalizimit.

    Ndërtimi është një nga sektoret i cili ka shumë pak digjitalizim, i cili duhet reformuar dhe ndryshuar sepse mënyra aktuale nuk është aspak e qëndrueshme.

    Albanian sustainable energy day 22 by Berc and pik ark

    Digjitalizimi po perdoret për zhvillimin e zonave te reja rezidenciale nëpermjet teknologjisë AR (realitet të shtuar) metodë e cila do të perdoret akoma me shumë në të ardhmen.

    Përpos ndotjes, një tjetër problem i lindur kohët e fundit është dhe përballueshmëria (affordibility), sepse në shumë vende njerëzit nuk do të kenë të mundur të paguajnë dot faturat e energjisë. Prandaj digjitalizimi përtej impaktit në mjedis, ka dhe efekt social-ekonomik për shoqërine e së ardhmes. (në fakt të ditëve tona)

    Albanian sustainable energy day 22 by Berc and pik ark

    Por përtej digjitalizimit në ndërtim, a është digjitalizimi i barazvlefshëm me qëndrueshmëri?

    Kjo temë u diskutua nën drejtimin e Diton Musollin në panelin e dytë, me të ftuar nga komuna e Prishtinës,  Donjeta Sahatçiu, posta shqiptare me Anisa Kaltanji, dekani i Fakultetit të arkitekturës në Armand Vokshi, Majlinda Daci Ajvazi nga Qendra për Energji dhe Qëndrueshmeri pranë Universitetit të Prishtinës si dhe Adeliada Mehmetaj nga ConsciESG, si përfaqësuese e startupe-ve në fushën e qëndrueshmërisë.

    Pikërisht për të realizuar kalimin drejt digjitalizimit në menyrë sa më të shëndetshme dhe efektive start-up ConscieESG i bashkë-themeluar nga Adelaida Mehmetaj, mundëson implemetimin efektiv të politikave realisht të qëndrueshme.

    Albanian sustainable energy day 22 by Berc and pik ark

    Politikat qendrore shtyjnë drejt digjitalizimit dhe përdorimin e mjeteve me burime alternative energjie, si ne rastin e postës shqiptare me zëvendësimin e flotës ekzistuese me flotē e cila përdor energji elektrike.

     Por a pasqyron gjithmonë digjitalizimi qëndrueshmëri?

    Por digjitalizimi ka dhe efekte anesorë, më saktë ajo çfarë quhet energji e papastër, rezultat që vjen  nga qëndrat e të dhënave! Pra jo domosdoshmërisht digjitalizimi njehsohet me qëndrueshmëri! Prandaj është e nevojshme që kalimi në politika të qëndrueshme të kërkojë matjen e duhur e praktikave te implemetuara, përfshirja e akademisë si dhe kërkimit shkencor dhe jo kalimi apriori ne burime alteranative apo thjesht përdorimi i aplikacioneve sepse duhet!

     Një pikë tjetër është dhe aksesueshmëria, e cila mundëson zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme për bizneset.

    NDIQNI KONFERENCËN KËTU

    Albanian sustainable energy day 22 by Berc and pik ark

    Ka disa pika të rëndësishme që pasojnë nga digjitalizimi si: krijimi i të dhënave, të cilat ndihmojnë në analizimin e tyre dhe na lehtësojnë për të projektuar të ardhmen, pasi krijohet një matje dhe analizë e mirëfilltë e këtyre të dhënave të mbledhura.

    Digjitalizimi e bën rrjedhën e punës më komode por qëndrueshmeri nënkupton dhe përdorimim efikas të burimeve, gjë që anë të digjitalizimit e realizojmë më thjeshtë pothuaj në çdo profesion.

    Por si reflektohen këto politika realisht në biznese?

    Bizneset janë ndër entitet mē të interesuara për të patur një zhvillim të qëndrueshëm duke përqafuar politika pro-mjedisore dhe Alumil si sponsor kryesor i këtij eventi prezantoi startegjinë drejt qëllimit për transformimin e kompanisë drejt politikave të gjelbërta.

    Albanian sustainable energy day 22 by Berc and pik ark

    Jo vetëm politikat e saj të brendshme për reduktimin e përdorimit të energjisë në prodhim, duke redukturar gjithmmonë e më shumë emetimin e CO2, por gjithashtu kërkimi dhe implementimi i risive në teknologjinë e prodhimit për të sjellë në treg produkte me eficiencë të lartë energjitike, për të minimizuar humbjet e energjisë.

    Albanian sustainable energy day 22 by Berc and pik ark

    Alumil synon të përmirësojë jetësën e klienteve të saj duke përmirsuar në mënyrë të qëndrueshme, ambjentet  e jetesës. E realizuar nëpërmjet 5 pikave, ndër të cilat është dhe ndërgjegjësimi ndaj qëndrueshmerisë, duke nisur nga transformimi i vetë kompanisë dhe më tej bashkepunëtorëve.

     

    Paneli i fundit sjell temën e rëndësishme mbi ndërtimin dhe turizmin e qëndrueshëm dhe sa është e mundur kjo në Shqipëri!

    Paneli idrejtuar nga Ani Tola Panariti, zv./dekave e Fau me pjesëmarrjen e znj. Linda Çardashava, zv/ministre e ministrisë së mjedisit të Kosovës, Herida Duro drejtoreshë e politikave në ministrinë e turizmit, Matilda Pando arkitekte dhe kryetare e Shoqatës së Arkitektëvë të Shqiperisë si dhe Arijeta Pazajaziti, drejtuese e rrjetit të grave në energji në Kosovë.

    Albanian sustainable energy day 22 by Berc and pik ark

    Kosova është në rrugën e krijimit të politikave të qëndrueshme duke përfshirë dhe ligjin për eficiencën e energjisë në ndërtimet e reja, dhe gjatë diskutimit u parashtrua nevoja që ky ligj, pasuar nga eksperienca në Shqipëri, do duhet të bazohet jo mbi vlera të paracaktuara por me standarte për zona te caktuara klimaterike, tipologjie ndërtese, volumi, etj.

    Ndër të tjera ngrihet tema, mbi zhvillimin e turizmit drejt një turizmi më lokal duke promovuar agroturizmin dhe trashëgiminë kulturore, në një menyrë sa më të qëndrueshme duke u bazuar dhe në përdorimin e teknologjisë.

    Albanian sustainable energy day 22 by Berc and pik ark

    Ndërtimi dhe turizmi janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën, dhe filozfia e ekoturizmit bazohet dhe në zhvillim e ndërtimeve ekologjike.

    Nën kornizën e zhvillimit të qëndrueshëm u diskutuan tema me rëndësi të cilën shoqëria shqiptare dhe kosovare do të duhet të zgjerojë dhe të nxjerrë konkluzione konkrete për të kaluar përtej zgjidhjeve siperfaqësore por në thelb për të mundësuar komfortin e jetesës në harmoni të plotë me mjedisin!

    Albanian sustainable energy day 22 by Berc and pik ark

    E sigurtë që vitin tjeter do rikthehemi në edicionin e dytë të Albanian Sustainable Energy Day për të ecur sëbashku drejt hapave më konkrete!

    Një konferencë e organizuar nga BERC dhe Pik Ark

    Sponsporizuar nga Alumil Albania dhe Saint Gobain Albania

    Mbështetur nga Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës UPT, Mania Card Advertising, Digit Sapiens  dhe AWESK (Shoqatës së Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë ),

    Albanian sustainable energy day 22 by Berc and pik ark

    Të fundit

    Kudeta Perth

    4M Group
    • Projekt interieri
    • +1

    Vilete a schiera

    Erion Gorenca
    • Projekt interieri

    Shtëpia e Arkitektit

    Alfons Shtjefni
    • Projekt vile
    Të rejat

    Zbulimi i Elegancës: Koleksioni Compatta nga Federico Peri

    21/09/2023

    5 karakteristikat që një objekt shkollor duhet të ketë

    08/09/2023

    Koleksioni Sensi nga Kreativ Qeramika

    21/08/2023
    Punësim

    Inxhinier Strukturist HT Construction

    • +355 67 204 7734
    • Full time

    Inxhinier/e Strukturist/e INX Engineering

    • +355675483920
    • Full time

    Arkitekt Vizualizues

    • Part time, Full time
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link