Ilirjana Bozo u diplomua për Urbanistikë në Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 1991.
Karriera e saj si urbaniste filloi në Bashkinë e Tiranës në fund të viteve 1993-2001, duke mbajtur një pozicion si Urbaniste. Nga viti 2001-2007 ka punuar si arkitekte në disa kompani private.
Nga viti 2007 – në vazhdim – Drejtoreshë Teknike dhe bashkëthemeluese e firmës konsulente STUDIO REBUS në inxhinieri urbanistik, arkitekturë dhe infrastrukturë.
Detyra e saj e detajuar është menaxhere e aktiviteteve të projektit për të siguruar që aktivitetet janë duke vazhduar sipas detyrimeve të kontratës; Drejton aktivitetet e ekipit të planifikimit urban për rishikimin e projektit dhe paraqet sugjerimet për përmirësim (nëse ka) tek Autoriteti Kontraktor; Merr pjesë në procesin e projektimit të arkitekturës si anëtare e ekipit.
Fabrika e Muzikës, Lanzarote
Vendosa të bëhem arkitekte për shkak të profesionit të nënës sime.
Dua t'i referohem arkitektit të famshëm Le Corbusier "Arkitektura është një lojë e mahnitshme midis dritës dhe volumeve..."
Muzeu i Bankës së Shqipërisë është një nga projektet që më përfaqëson më së miri. Koncepti i muzeut përqendrohet te paraja, jo vetëm si transaksion fizik, roli që ajo ka luajtur në periudha të ndryshme të zhvillimit ekonomik të vendit, por edhe në mënyrën se si zhvillohet fizikisht ky aset me vlerë, nisur nga forma e çuditshme që kishte në periudhën e lashtë deri në paraqitjen më të sofistikuar në fazat e ardhshme social-ekonomike deri në transaksionet digjitale që janë të zakonshme në ditët e sotme.
Arkitektura është gjuha e shpirtit tuaj, ndaj jini gjithmonë vetvetja!
Zaha Hadid është një frymëzim i mrekullueshëm.
Laboratori i Institutit të Shëndetit Publik