Si çdo fundvit ne përpilojmë një listë me dhuratat ideale për një arktekt. Këtë herë lista jonë përmban dhurata lehtësisht të realizueshme dhe shumë prane jush.
Arkitektët janë pak sa të vështirë në zgjedhjen e dhuratave, prandaj vendosëm t’ju vinim nē ndihmë me disa nga idetë që mblodhëm në Pik Ark
Glass experience-fusion është një workshop qelqi një ditor që realizohet në studion “Dhiamandi”. Kjo punëtori është parashikuar për fillestarë me një grup prej 4-5 pjesëmarrësish duke siguruar që secili prej tyre të marrë vëmendje individuale. Një eksperiencë shumë e bukur që lejon kreativitetin të marri në drejtim realizimin e produktit final.
Blloqet për shënime dhe skica nuk janë kurrë mjaftueshëm për një arkitekt. Natyrisht e dini që gjuha e të shprehurit të arkitektëve është nëpërmjet skicimit, kështu që dhurojini një bllok ku të përpunojnë idetë e tyre dhe të largohen pak nga bota digjitale.
Puime të përjetshme lëkure të cilat bëhen sipas personalizimeve tuaja. Një cover cilësor është një investim shumë i mirë sepse të duhet ta blesh vetëm 1 herë në jetë, e të mbrosh dhjetra blloqe të cilat i përdor në përditshmëri, që siç e përmendëm më sipër nuk mungojnë asnjëherë në çantën e një arkitekti.
Mund t'ju duket si diçka e zakonshme por një ndriçues nga dizajnërët më në zë dhe me një cilësi të padiskutueshme është një vlerë e shtuar për interierin. Aq më tepër nëse do zgjidhnit një ndriçues tavoline, ju e dini shumë mirë që arkitektët punojnë më shumë gjatë natës.
E dini se arkitektet janë gjithmonë në kërkim të së bukurës?
Dreamland lindi nga një dëshirë e madhe për të krijuar e dizenjuar. Në këtë mënyrë shpreh të gjithë emocionet dhe entuziazmin që më shoqëron pas çdo krijimi. Ndaj dhe këto copëza unike mbajnë me vete emocione ëndërrash.
Nuk është legjendë urbane lidhja 'toksike' e arkitektëve me gjumin. Po për aq kohë sa flenë pse mos ti dhuroni një gjumë fantastik, ti krijoni një oaz shplodhës dhe gjithashtu me dizajn të sofistikuar siç e meritojnë.
Copëza artistike të personalizuara dhe të papërsëritshme për të dhuruar dashuri arkitekteve tuaj dhe për ti dhënë ndjesinë e qetësisë çdo hapësire.
Gëzuar festat nga pik ark!
Mos harroni të frymëzoni!