Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    5 karrige nga Almex që duhet të jenë pjesë e tavolinës tuaj të ngrënies

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    5 karrige nga Almex që duhet të jenë pjesë e tavolinës tuaj të ngrënies

    hera-almex

    Hera

     

    Arredimi i shtëpise është një proçes shumë i bukur por dhe i komplikuar njëkohësisht. Çdo pjesë e shtëpisë është e rëndësishme ama një vend të veçantë zë dhe dhoma e ngrënies, duke qenë se shpenzojmë një kohë relativisht të gjatë aty. Kur vjen puna te zgjedhja e orendive për dhomën e ngrënies duhet menduar dhe për karriget. Zgjedhja e tyre, ashtu si me çdo pjesë tjetër të mobiljeve, është një marrëdhënie dashuri-urrejtje. E si marrëdhënie e tillë duke qenë se zgjedhja e tyre duhet bërë në mënyrë që të kombinojë dhe të jetë në një linjë me pjesën tjetër të shtëpisë. Po aq e rëndësishme sa dizajni, është dhe rehatia që karriget do të na ofrojnë.

    Si do të konceptohej ndryshe një dhomë ngrënie përveçse të sjellë ndjesi relaksi dhe lumturie. Për të realizuar këtë gjë duhet që dhe vetë karriget të na ofrojnë cilësitë e lart përmendura.

    Sfidë më vete është të gjesh një vend ku të blesh produktin e duhur dhe më e rëndësishmja me cilësinë që na duhet. Pik Ark është gjithmonë në bashkëpunim me partnerët më të besueshëm sa i përket arredimit. Kush tjetër përveç Almex do të vinte me zgjidhjen më të mire dhe me produktet me cilësore.

    Për karriget e ngrënies mund të mos flitet aq shpesh sa mobiljet e tjera, por këto pjesë sigurisht që janë pjesë përbërëse e rutinës së dikujt.

    Çfarë bëni tre herë në ditë? Ju ndani vaktet tuaja ne shoqerine e familjes ose miqve  në dhomën tuaj të ngrënies, ulur në një karrige ngrënieje, apo jo? Nëse karrigia juaj nuk ka nje cilësi të mirë, mund të mos e shijoni aq shumë përvojën tuaj të ngrënies.

    morava_almex-pikark

    Morava

     

    3 karakteristikat që duhet të kenë karriget e tavolinës tuaj të ngrenies:

    Dizajni i përshtatshëm me shijet tuaja dhe ambientin e shtëpisë -Kur kërkojmë për karrigen e përsosur të ngrënies, ne zakonisht mendojmë se sa e mirë duket karrigia ose sa mirë përshtatet në ambientin e shtëpisë tonë. Por ajo për të cilën duhet të shikoni është një karrige sa elegante ashtu dhe funksionale.

    ginger chair-almex-pikark

    Ginger

     

    Materiale cilësore -Kjo është një nga karakteristikat më të rëndësishme që duhet të kërkoni në një karrige ngrënieje. Karriget e mira të ngrënies janë te përbëra nga materiale me cilësi të lartë që zgjasin më shumë në kohë dhe nuk konsumohen lehtë. Disa materiale te karriget moderne dhe cilësore jane plastika, metali ose druri. Pëlhura ose lëkura PU e cila është e qëndrueshme dhe nuk njolloset ose griset lehtë.

    Allegra

     

    Ergonomia e produktit -Ergonomia është studimi i rritjes së efikasitetit njerëzor, duke krijuar produkte që sigurojnë rehati dhe mirëqenie. Karriget që janë ergonomike përputhen me kurbën e trupit tone, na ndihmojnë të mbajme qëndrimin e duhur, të funksionojmë pa sforcim dhe të kemi një eksperiencë më të mirë të ngrëni.

    xenia chair_almex furniture-pikark

    Xenia

     

    Të fundit

    Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

    XPLAN STUDIO
    • Arkitekturë publike

    Sunny Hill Apartment

    Studio27
    • Projekt interieri

    Ioanian Coast Minimal Villa

    andoni studio
    • Projekt vile
    • +2
    Të rejat

    Lartëso Vizionin Tënd të Projektimit: 5 Arsye Pse të Zgjedhësh Art House Academy për vizualizime profesionale

    15/11/2025

    Arkitektura dhe AI me Matthias Hollwich : Takim me të Ardhmen

    12/11/2025

    5 arsye pse të bëhesh i “zgjuar” me SMART HOME ALBANIA

    08/11/2025
    Punësim

    Senior Architects

    • +355698040360
    • Full time

    Arkonik - ARKITEKT/E

    • Full time

    Castellino home- Arkitekt/e

    • +355693850769
    • Full time
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link