Identifikohu ose Regjistrohu
8
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    THURJE HANDMADE

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Mbrojmë trashëgiminë. Fuqizojmë artizanët. Rrisim vlerën e produkteve artizanale nëpërmjet dizajnit bashkëkohor.  – Thurje Handmade

    Thurje Handmade është një markë e produkteve artizanale, e cila rizbulon bukurinë e teknikave artizanale, duke ofruar një koleksion të produkteve të punuara me dorë me dizajn të rinovuar. Risia e Thurje Handmade qëndron në rrjetëzimin mes artizanëve të talentuar shqiptarë dhe gjeneratës së re të dizajnerave, duke prezantuar një vizion të ri për produktet made-in-Albania.

    Puna artizanale ka qenë pjesë shumë e rëndësishme e mënyrës së jetesës së shqiptarëve, veçanërisht grave. Vajzat praktikonin teknikat tradicionale artizanale që në vogëli. Thurja me grep, qëndisja dhe puna në tezgjah ishin aftësi të zakonshme për vajzat dhe gratë, por gjithmonë lindte konkurrencë se kush do të bënte punën më të bukur dhe më të detajuar për pajën e vet.

    Kultura e artizanatit është duke u zhdukur me modernizimin e stilit tonë të jetës, por Thurje Handmade rizbulon dhe eksploron mënyra tradicionale të prodhimit të produkteve, duke ruajtur të njëjtën cilësi dhe duke ofruar produkte të rifreskuara dhe të dizajnuara për t’u përshtatur në hapësirat e brendshme bashkëkohore më të kuruara dhe më të sofistikuara.

    thurje handmade

    KOLEKSIONI BLLOK

    Forma të mëdha, ngjyra të qeta apo kontraste interesante, karakterizojnë qilimat e koleksionit Bllok, produkte të cilat futen lehtësisht në ambientet tuaja e brendshme dhe shkrihen natyrshëm në to.

    KOLEKSIONI HARE

    Koleksioni Hare është mishërim i nuancave të gëzimit. Ngjyrat e ngrohta bashkohen hareshëm për të ndriçuar çdo ambjent ku vendosen. Gjeometrike dhe spontane njëkohesisht, këta qilima janë krijuar për t’u bërë protagonistë dhe epiqendër e mbledhjeve në shtëpinë tuaj.

    KOLEKSIONI LIN

    Koleksioni Lin zbulon bukurinë e një materiali 100% natyror, linit. Thjeshtësia dhe materiali njëngjyresh i le vend bukurisë së teknikës së punimit me grep. Loja e gërshetimit të litarit me spangon vjen në trajta të ndryshme deri në krijimin e një koleksioni klasik dhe minimalist të Thurje Handmade.

    ‘Vetë objekti, megjithatë, nuk duhet të jetë një përsëritje e thjeshtë e asaj që është bërë në të kaluarën. Stilet e fundit të jetës kanë ndryshuar dhe kërkojnë objekte të reja për përdorim të përditshëm. Për sa kohë që qëllimi i artit popullor është krijimi i objekteve utilitare, ai duhet të plotësojë nevojat e epokës së re.’*

    -Soetsu Yanagi, The Beauty of Everyday Things (Penguin Classics, 2017), 15
    *përkthim prej gjuhës angleze

    Source: thurjehandmade.com

    Të fundit

    Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

    XPLAN STUDIO
    • Arkitekturë publike

    Sunny Hill Apartment

    Studio27
    • Projekt interieri

    Ioanian Coast Minimal Villa

    andoni studio
    • Projekt vile
    • +2
    Të rejat

    Lartëso Vizionin Tënd të Projektimit: 5 Arsye Pse të Zgjedhësh Art House Academy për vizualizime profesionale

    15/11/2025

    Arkitektura dhe AI me Matthias Hollwich : Takim me të Ardhmen

    12/11/2025

    5 arsye pse të bëhesh i “zgjuar” me SMART HOME ALBANIA

    08/11/2025
    Punësim

    Senior Architects

    • +355698040360
    • Full time

    Arkonik - ARKITEKT/E

    • Full time

    Castellino home- Arkitekt/e

    • +355693850769
    • Full time
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link