nga Sonia Budini
3 javë më parë në qytetin e Pukës u zhvillua edicioni I 48 I Kampeve Rajonale të Restaurimit (CHwB -Për pak kontekst CHwB është një organizate e cila merret me ruajtjen e trashëgimisë kulturore, Cultural Heritage without Borders.) ku në datat 13-17 shtator u zhvillua pjesa teorike online për shkak të kontekstit aktual, dhe prej datës 19 në 26 shtator, pjesa e dytë e cila u zhvillua në Pukë.
Është një aktivitet që përsëritet çdo vit dhe aplikimet janë të hapura për çdo kend. Pas shpërthimit të pandemisë ky ishte kampi i parë pas një mungese prej nje viti.
Qëlloi një rastësi e këndshme që Kampi i 48 -të Rajonal të Restaurimit u zhvillua gjatë Ditëve të Trashëgimisë Evropiane!
Në këtë ngjarje vjetore, tema e të cilit për vitin 2021 është Trashëgimia: Gjithëpërfshirëse, pjesëmarrësit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Kosova u mblodhen gjatë një jave dhe u angazhuan në konservimin praktik të artefakteve në muzeun etnografikë të Pukës. Përveç diversitetit të kombësisë në kamp kishte dhe diversitet profesionesh, pra kishte studentë të arkeologjisë, etnologjisë, antropologjisë dhe arkitektë (këta të fundit të paktë në numër).
Java e parë u zhvillua online dhe konsistonte në leksione nga tre mentore të huaja. Pas çdo leksioni kishte testime teorike. Në perfundim të pjesës teorike dhe kalimit me sukses të testeve, zhvillohej pjesa e praktikës.
Për pjesën praktike, mësimet mbaheshin në Pallatin e Kulturës në Puke dhe në dy ditet e para të trajnimit u ushtruam në njohuritë e marra në teori dhe u bënë ushtrime praktike para se të merrnim në dorë objektet muzeale të një rëndësie të veçantë.
Pas dhe këtij mësimi praktik pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe sipas mentoreve dhe disiplinave që ata mbulonin, më specifikisht pastrimi I objekteve metalike, atyre te drurit dhe pastrimi i tekstileve. Mentoret për këto disipliina ishin Besforti, Stina dhe Azra.
Puna e vërtetë filloi pasi pamë gjendjen në Muzeun e Pukës. Shumë nga qytetet e vogla në Shqipëri kanë një gjendje jo të mirë dhe kushte mjerane të të trajtuarit të një muzeu. Problemet fllojnë nga mungesa e stafit e deri të mungesat e mëdha të përvojave dhe kualifikimeve.
Stafi i muzeut përbëhej vetëm nga një person që me gjithë dëshirën e tij të mirë e kishte të pamundur të bënte ndryshim.
Puna ishte shumë dinamike dhe me drejtimin e duhur muzeu pati shumë ndryshime pozitive në pak ditë qëndrimi atje. U pastruan objektet muzeale, veshjet tradicionale dhe u bë një menaxhim më i mirë i hapësirës dhe rrjedhjes kronologjike të objekteve historike që një muze e ka të nevojshëm.
Personalisht, njohja me parimet e konservimit është e rëndësishme pasi shërben si një bazë e mirë për të kuptuar praktikat e muzeut në aspektin e hapësirës, përmbajtjes dhe interpretimit.
Duke punuar intensivisht me artifakte dhe materiale të ndryshme, jam më e ndjeshme ndaj problematikave me të cilat ballafaqohen këto objekte, veçanërisht në një kontekst të vogël si Puka. Gjithashtu mesova se nje arkittekt nuk eshte I kufizuar te punoje vetem si projektues, gje qe na eshte injektuar gjate studimeve, te menduarit brenda kornizave.
Ndarja e mendimeve dhe eksperiencave me profesionistë nga fusha të ndryshme e plotësi akoma me shume këtë përvojë dhe gjithashtu ndihmon në krijimin e një rrjeti për ndjekjen e këtyre çështjeve në të ardhmen.
Siç thotë dhe slogani I CHwB-së “We restore and build relations.” dhe mendoj që kjo është pika e fortë e këtij kampi.