MetroPOLIS është një studio shqiptare, me seli në Tiranë, pjesë e Institutit Kërkimor të Universitetit POLIS. Është aktive prej vitit 2007, e specializuar në projektim arkitektonik, dizajn urban dhe planifikim. Më shumë informacion mbi MetroPOLIS mund të gjeni në faqen tonë të internetit http://metropolis.al/.
Në përgjigje të nevojave të veta organizative për të fuqizuar stafin e brendshëm MetroPOLIS shpall një vend vakant pune në pozicionin e Arkitektit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
-Të kryej ciklin e plotë të projektimit të një objekti nga koncept-ideja në projekt zbatimi
-Mbikëqyr zbatimin e projekteve arkitektonike në terren;
-Mbikëqyr cilësinë e punimeve, afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve;
-Adapton planet sipas rrethanave që paraqiten dhe ofron zgjidhje të problemeve që dalin gjatë ndërtimit;
-Përgatitjen e projekteve në të gjitha aspektet përfshirë ato të dokumentacionit hartografik dhe narrativ.
-Kryen detyra tjera të caktuara nëse kërkohet sipas nevojës.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
-Të ketë përfunduar studimet për arkitekturë;
-Të jetë korrekt dhe i saktë në aspekte të ndryshmë të vizatimit dhe përgatitje të dokumentacionit;
-Të përdorë mirë programin AutoCad, Ms Office, (vlerë e shtuar janë Ilustrator, Photoshop, Revit, Sketchup);
-Të punojë në skuadër dhe të jetë i aftë për të punuar në mënyrë të pavarur;
-Të ketë aftësi komunikuese dhe përpikmëri në punë;
-Objektivitet dhe fleksibilitet për planifikimin, menaxhimin dhe kryerjen e detyrave;
Eksperienca Profesionale:
-Aplikanti duhet të ketë eksperiencë të mëparshme 1-3 vite.
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion dërgoni si më poshtë vijon:
-CV të përditësuar
-Një kopje të diplomave/ Liçensave të skanuara/ Kualifikimeve
MetroPOLIS është punëdhënës me të drejta e mundësi të barabarta dhe inkurajon të aplikojnë të gjithë ata që plotësojnë specifikimet e punës për këtë pozicion si më sipërshkruar.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazën e intervistës.
Aplikimet mund të dërgohen në adresën e mëposhtme: [email protected]
* I gjithë aplikimi do të trajtohet me konfidencialitet të rreptë në përputhje me ligjin nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.