Partneriteti i dizajneres spanjolle Patricia Urquiola me Mutina filloi në vitin 2008, kështu që nuk është habi që dizajni për koleksionin e saj Mater u frymëzua nga dyshemeja e dhomës së takimeve tek Mutina ku ajo kishte kaluar shumë kohë.
Patricia është një ndër pioneret e ekipit te Mutinës. Më poshtë do të njihemi nga pak me secilen copëz të krijuar nga ajo që sigurisht mund ti gjeni vetëm në Kreativ Qeramika si distributor zyrtar i Mutina.
Koleksioni Mater e merr emertimin sipas fjalës italiane materia, ose materie, si materiali bazë i tokës që përdoret për pllakat. Në Mater, ajo krijoi një kolazh të pasur me modele të gdhendura që shfaqin trupin origjinal pa lustër të pllakave prej guri prej porcelani në dy ngjyra Uni dhe Moka, në kontrast me glazurat e ndezura në blu, jeshile, të bardhë, të zezë, mustardë dhe të kuqe tulle.
Krijo mure që duken si vepra arti qeramike me koleksionin artizanal Chamotte. Të emërtuara sipas lëndës së parë të bërë nga fragmente të grimcuara të qeramikës të ngulitura në argjilë të papërpunuar për të forcuar përzierjet qeramike, pllakat Chamotte kanë një strukturë organike të gërvishtur të përfunduar me një lustër me shkëlqim që i bën ato tepër ekspresive. Teknika e pjekjes së dyfishtë u jep pllakave një shkëlqim të jashtëzakonshëm gjithashtu.
Kjo seri ripërsërit procesin tradicional të prodhimit artizanal tipik për terrakotën. Kur instalohet, krijon struktura unike që shërbejnë si ndarje dinamike dhe unike ose mure me veçori.
Pas Celosia-s, fitues i çmimeve, elementi më i fundit 3D i Patricia Urquiola për Mutina është Jali. Moduli dekorativ i bërë nga terrakote na kujton tullat tipike të arkitekturës indiane të përdorura për parapete ose mure ndarëse për hije që ende lejojnë dritën dhe erën.
Baso-Relief si nga vete emri, një tjeter koleksion i punuar me dorë për Mutina. Ai përmban katër modele, tre për mure dhe një për dysheme, të reduktuara në nuanca natyrale dhe neutrale.
Déchirer është një produkt industrial me identitet. Ky koleksion për Mutina përbëhet nga bazë qeramike me relieve dhe nivele të ndryshme. Kjo pllake e merr frymëzimin nga ndjesitë e betonit, me modele që kujtojnë te kaluaren, kujtimet e vjedhura. Koleksioni përmban nuanca të lehta, të crregullta dekori, fije filigrani që përshkojnë sipërfaqet: megjithëse nuk janë kurrë të dukshme, ato bëhen më të qarta me ndryshimin e dritës dhe perspektivës.