-Të ketë përfunduar studimet e larta për arkitekturë.
-Të ketë minimalisht 3 vite eksperiencë pune, preferohet në kompani ndërtimi
-Të zotërojë shumë mirë programin AutoCad dhe programet e përpunimit grafik, njohja e REVIT përbën përparësi
-Njohje e mirë e gjuhës angleze dhe italiane
-Aftësi shumë të mira analitike
Detyra dhe përgjegjësi:
-Koordinon arkitektin me konstruktorin dhe instalatorët ose mbikqyr bashkëpunimin e tyre për realizimin e projektit definitiv. Konsultohet me eprorin për vendimet e nevojshme gjatë hartimit të tij.
-Realizon albumin e shitjes së njësive dhe e kontrollon/azhornon në mënyrë të vazhdueshme.
-Realizon vizatimet për projekt-zbatim duke implementuar dhe integruar saktë projektet teknike (mekanik, elektrik dhe konstruktiv) me projektin arkitektonik.
-Realizon vizatimin e të gjitha detajeve të projektit duke marrë konsultat e nevojshme me stafin teknik dhe nënkontraktorët apo furnitorët.
-Në bashkëpunim me dept.teknik, harton dokumentacionin e nevojshëm (vizatime, llogaritje sasish dhe specifikime teknike) për proçesin e tenderimit të punimeve.
-Realizon projektin arkitektonik “As Built”
-Jep inputet e tij për dept. MKTG-Shitje në lidhje me komunikimin e produktit dhe siguron informacionin e nevojshëm grafik.
-Siguron asistencë për klientët duke vlerësuar dhe integruar në projekt kërkesat e tyre specifike. Koordinon ndryshimet përkatëse në projektet instalatore dhe bën vlerësimin e preventivave për ndryshime në bashkëpunim me dept.teknik.
-Asiston dept. MKTG/Shitje për përshtatjen e projekteve arkitektonike sipas kërkesave të klientëve potencialë.
-Bën kontrolle të vazhdueshme në kantier për të kontrolluar ecurinë, cilësinë dhe përputhsmërinë e zbatimit me projektin dhe raporton tek eprori.
Aplikimet me CV+Portfolio mund ti dërgoni në email: [email protected]