Kompania Vanto, është një kompani shqiptare e cila operon në fushën e elektroshtëpiakeve dhe është distributor zyrtar në vend i brandeve Smeg, Dyson, Asko, Ilve, Siemens, Liebherr, Falmec dhe Laurastar.
Vanto kërkon të punësojë me kohë të plotë një Menaxher/e Marketingu me eksperiencë në marketingun digjital, krijim kontenti dhe menaxhim eventesh.
Përgjegjësitë kryesore të këtij pozicioni pune janë:
• Hartimi dhe prezantimi i ideve dhe strategjive të ndryshme të marketingut dhe organizimi i aktiviteteve promocionale.
• Bashkëpunim i ngushtë me Departamentin e Shitjes, për fushatat e paracaktuara vjetore.
• Bashkëpunimi në realizimin e katalogëve të produkteve e materialeve grafike e mediatike sipas nevojave të biznesit.
• Organizimi i aktiviteteve dhe eventeve të ndryshme vjetore.
• Menaxhimi i rrjeteve sociale të kompanisë të organizuara në Meta Business Suite dhe analiza e performancës së strategjive të marketingut digjital.
• Mbajtja e kontaktit në mënyrë proaktive me partnerë dhe bashkëpunëtorë në funksion të realizimit të objektivave të marketingut.
• Shkrim artikujsh për Blog/Newsletter në bazë të aktiviteteve mujore.
• Të kryeje teste dhe të analizojë paid ads me qëllim maksimizimin e ROI.
• Raporton tek Drejtuesi i Departamentit të Marketingut dhe punon ngushtësisht me të.
• Aftësi analitike dhe hulumtuese, të kombinuara me të menduarit krijues.
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup, fleksibilitet dhe kreativitet.
• Të jetë njohës dhe përdorues i mirë i paketës Office, MailChimp, Analytics dhe SEO, IG ads, FB ads, Facebook for Business, Wordpress, PPC Google Campaigns, Shopify.
• Të menaxhojë buxhetet e fushatave të marketingut dhe të përcaktojë në avancë shpenzimet për secilën fushatë.
• Njohuritë në Canva dhe Adobe Photoshop përbëjnë avantazh.
Ofrohet:
• Bashkëpunim me ekip pune profesionist.
• Pagesë e kënaqshme.
• Vizibilitet ndërkombëtar i punës krijuese dhe jo vetëm.
• Rritje e vazhdueshme profesionale falë trajnimeve, dinamikës dhe filozofisë së punës në Vanto.
• Kushte fizike pune shumë të mira.
Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë rezymenë e tyre në adresën e emailit[email protected], jo më vonë se data 12 gusht 2022.