Arkitektura nuk ka ngjyra.
Arkitektura është ngjyra.
Arkitektura nuk është biznes.
Arkitekura ka biznes.
Këto katër fjali më shpuan mendjen si rrufe në pyetjen kaq të thjeshtë:
“Çfarë është për ty arkitektura?”
Jam përgjigjur shpesh: “Arkitektura është biznes besimi dhe shpirt.” ; “Arkitekti është doktor i hapësirës.” “Arkitektura është rrahje zemre, është dashuri, është shërim, është magji, është paqe, është rehati, është shtatëzani e ëmbël, është autor në pritje të botimit…”
Kam dëgjuar shumë përgjigje: “Arkitektura është proçes, është art, është shkencë, është pizhame, është disiplinë…”
Mbi 10 vjet eksperiencë… lodhesh duke i numëruar, apo?
E ç’është një dekadë para një përjetësie?
Asgjë dhe gjithçka!
Arkitektura, me të gjithe ngjyrimet e saj, mikro e makro; me të gjithë morfologjinë e saj, me të gjithë kompromiset e saj, mbetet magji, mbetet ngjyra!
Po po, ajo nuk është një ylber, ajo është ylberi. Po, jam e saktë. Ajo- peremër femëror me një gjini mashkullore. Ma gjeni një dashuri me të madhe! Më gjeni një paradoks më pak joshës!
Për mua arkitektura është pluhur zane, kudo që prek fal rehati. Është vallëzim në kohë, një melodi që s’ka fillim e mbarim.
Të lutem, ushqeje me dritë. Po, luaj me errësirën, por për të nënvizuar atë, jo zhvlerësuar.
Kënaqu me imperfeksionin, lere flladin e saj të pushtojë çdo hapësirë. Ajo di si ta kthejë një ambjent në fuqi kuptimplotë.
Arkitektura di.
Arkitektura ndjen.
Arkitektura udhëheq.
Ndiqe pa ngurim.
Unë e ndoqa, e dashurova si e marrë dhe më rilindi.
Bëje dhe ti!
© ark. Ana Gjymshana
Themeluese Gjyms’Hana Folé