“Andi” sh.p.k, e cila është e specializuar në ndërtimet civile që nga viti 1993 dhe investitore e projektit Jalymar Residence:
Pozicioni i punës: Inxhinier Ndërtimi me përvojë në zbatim, për projektin në kantierin e vendosur në Jalë, Bashkia Himarë.
Detyrat kryesore:
Ndjekja, kontrolli dhe bashkërëndimi i përditshëm i proceseve ndërtimore në objekt, sigurimi i arritjes së afateve të përcaktuara në grafikun e punimeve dhe koordinimi i grupeve të punës.
Identifikimi i problemeve teknike gjatë zbatimit të punimeve dhe propozimi i zgjidhjeve.
Mbikëqyrja e zbatimit të kontratave me nënkontraktorët dhe mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm për vijimin e kontratave.
Përgjegjësia për cilësinë e punimeve, në përputhje me projektet dhe specifikimet teknike.
Planifikimi i furnizimeve me materiale, kontrolli i cilësisë dhe ndjekja e analizave të materialeve në kantier.
Mbajtja e regjistrit të kontabilitetit teknik dhe raportimi për vendosjen e materialeve.
Hartimi i librezave të masave dhe situacioneve për punimet, mbajtja e procesverbaleve dhe dokumenteve të tjera të nevojshme për miratimin e punimeve.
Përgjegjësia për mbajtjen e dokumentacionit të plotë të kantierit.
Sigurimi i zbatimit të kushteve të mbrojtjes në punë dhe sigurisë.
Kualifikimet:
Të ketë përfunduar Arsimin e lartë për Inxhinieri Ndertimi
Mbi 5 vite përvojë në zbatimin e objekteve rezidenciale.
Aplikimi: Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-të e tyre deri më 22 nëntor 2024 në adresën [email protected].