Të dhëna mbi projektin
-
Studio
LOFT Architects
-
Tipologjia
Educational
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2023
-
Photography
Leonit Ibrahimi
Përshkrimi
Projekti i ri për rikonstruksionin e “Gjimnazit Partizani” na jep mundësinë të krijojmë një hapësirë identitare, ku nëpërmjet ndërhyrjes arkitekturore që mendojmë të propozojmë, jo vetëm synojmë të restaurojmë një sërë hapësirash arsimore, por aspirojmë. se kjo ndërhyrje krijon një dialog mes kontekstit arkitektonik dhe aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë shkollë.Propozimi ynë është që “Gjimnazi Partizani” të bëhet një shkollë ekskluzive, duke krijuar një hapësirë të re publike me potencial social për të gjithë zonën. Ditën, shkolla funksionon rregullisht për nxënësit dhe mësuesit, ndërsa pasdite komuniteti mblidhet për të shfrytëzuar ambientet sportive, bibliotekën, laboratorët kërkimor ose duke shfrytëzuar sipërfaqet e gjelbra në tarracë. E pozicionuar në një kontekst urban relativisht të dendur, qëllimi ynë është integrimi i shkollës në komunitetin lokal duke zgjeruar kushtet e godinës ekzistuese.
Vendndodhja
Tirana, Albania