Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Kullat e Vrojtimit

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Tharm Architects

    • Faqja e Studio

      https://tharmarchitects.com/

    • Tipologjia

      Hospitality Architecture

    • Statusi

      In construction

    • Viti i ndërtimit

      2023

    • Ekipi

      Aleks Shtjefni, Julia Hallvaxhiu, Donika Zefi

    Përshkrimi

    "Kullat e Vrojtimit" është një projekt i zhvilluar në afërsi të liqenit të Komanit.

    Emërtimi dhe zhvillimi i projektit është frymëzuar nga vendqëndrimit e rojeve dhe shtigjet që të dërgonin tek këto vendqëndrime pranë digës së liqenit të Komanit.

    Zhvillimi i vendqëndrimit të rojeve të Komanit ishte një vendqëndrim kuadratike me parapet sigurie, ndonjëherë dhe në ndonjë mbulesë e cila ishte mbi një kolonë beton-arme e shoqëruar me dy trarë të kryqëzuar dhe në soletë monolite me themelin përkatës të tipit plint.

    Koncepti i projektit tonë të bujtinave zhvillohet mbi të njëjtat parime.

    Kemi vend-ankorimin e varkave. Pasi zbarkohet nga varkat e lundrimit marrim shtegun, rrugën për tek bujtinat që i përshtatet pjerrësive së terrenit që njëkohësisht krijon shtegun e lëvizjes bujtinat zhvillohen në pjesën e poshtme në dy kate ndërsa në pjesën e sipërme në një kat.

    Kjo për arsyen që pjesa e poshtme ka në bimësi më të dendur dhe pjerrësia e malit është e madhe dhe kjo bën që objektet mos të japin idenë e ndërhyrjes shumë në natyrë.

     

    Zhvillimi i planit është kuadratik në përmasa 6m x 6m e cila mbështetet mbi një kolonë të vetme. Kjo bën që gjithashtu të kemi ndërhyrje minimale në terren.

    Zhvillimi i planimetrisë përbëhet nga krevati dopio, banjo, kuzhinë e vogël, ngrënie, vendqëndrim në dy karrige dhe një lozhë qëndrimi.

    Hyrja realizohet nëpërmjet pasarelave metalike ose shkallëve po ashtu metalike.

    Materialet e rifiniturave në dukje do kemi drurin, metalin dhe xhamin.

    Grupimi i objekteve afër me njëra-tjetrën në dy zona të ndryshme bëhet për të dhënë një impakt më të madh tërheqës.

    Qëndrueshmëria është gjithashtu një faktor kyç në konceptin e dizajnit. Për të gjeneruar energji elektrike, mbi strukturat janë vendosur disa panele diellore, në varësi të orientimit të ndërtesave pa ndikuar në estetikën e përgjithshme të konceptit. Panelet diellore vertikale vendosen me funksion të dyfishtë duke shërbyer dhe si panele mbyllëse të dritareve. Në strukturat njëkatëshe, panelet diellore janë instaluar pjesërisht në çati.

    Emërtimi dhe ideimi i kullave të vrojtimit përpos frymëzimit nga vendqëndrimet e rojeve të digës së Komanit shërben edhe si vendqëndrim vrojtues i liqenit dhe natyrës nga vizitorë që do stacionohen aty, por do jetë dhe si një pikë referuese dhe orientuese si një fanar ndriçues për guidat e varkave që lundrojnë në liqen.

    Kullat e Vrojtimit është një nga projektet e përzgjedhura që përfaqësuan Shqipërinë në Bienalen e Arkitekturës në Maqedoninë e Veriut në kuadër të Balkan Architecture Forum.

    Autori
    Tharm Architects
    • Website
    • Instagram
    Vendndodhja

    Koman, Vau i Dejës municipality, Shkodër, Albania

    Get Directions
    Galeria

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

      XPLAN STUDIO
      • Arkitekturë publike

      Sunny Hill Apartment

      Studio27
      • Projekt interieri

      Ioanian Coast Minimal Villa

      andoni studio
      • Projekt vile
      • +2
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link