Ne kemi projektuar një vend që e zhyt klientin në një udhëtim emocional që e shndërron blerjen në përvojë, informacion dhe ndërveprim dhe që e njeh farmacinë si një pikë referimi për parandalimin, këshillimin dhe kujdesin ndaj vetes.
Objektivi ishte krijimi i një imazhi dinamik, minimalist por edhe komunikues.
Ngjyra dominante në këtë koncept është pastel “Mint” që krijon një mjedis freskues dhe tërheqës brenda farmacisë, duke u fokusuar në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies.
Përdorimi i pllakave terraco për të mbuluar gjithë sipërfaqen e dyshemes i jep një ndjesi të ngrohtësisë dhe të natyrshmes,duke shtuar një kontrast me ngjyrën pastel “Mint” të elementeve në dizajnin e brendshëm.
Dritaret e mëdha lejojnë më shumë dritë të diellit të hyjë në brendësi, duke krijuar një ambient më të ndriçuar që ndikon pozitivisht në gjendjen emocionale të klientëve dhe farmacistëve.
Interieri është projektuar me dizajn modular për të lejuar fleksibilitetin në perdorimin e hapësirave.Kjo do të mundësoj përfitimin makismal te hapësirave në bazë të nevojave të ndryshme.
Ky mjedis synon të përmirësojë përvojën e kujdesit shëndetësor dhe të ndihmojë në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies.