Të dhëna mbi projektin
-
Studio
BMA
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Besian Mehmeti
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Sipërfaqja
130 m2
-
Photography
Leonit Ibrahimi
-
Ekipi
Stefan Atanasoski, Bane Stojanovski, Tina Mijalcheva and Besian Mehmeti
Përshkrimi
E pozicionuar në terren të pjerrët pranë fshatit Paldenicë, Kosovë, ky projekt është një interpretim modest por bashkëkohor i një shtëpie pushimi. Vendosja e shtëpisë në fund të pronës lejon një oborr të madh përpara.
Klienti ka kërkuar që hapësira e përbashkët e shtëpisë dhe pjesët private, përfshirë dhomat e gjumit, të ndahen në dy pjesë. Rrjedhimisht, u krijuan dy vëllime përballë njëri-tjetrit. Dhomat e gjumit kërkuan një tavan më të ulët duke pasur parasysh se ato janë një hapësirë më intime se sa dhoma e ndenjes dhe kuzhina.
U zgjodhën dritare të mëdha për të siguruar që shihej mjedisi përreth nga në të katër anët, duke shkrirë brendësinë me mjedisin e jashtëm. Në mënyrë që të plotësojmë mjedisin natyror dhe ta bëjmë peizazhin fokusin kryesor të hapësirës, ne kemi përdorur kryesisht tekstura druri dhe sipërfaqe të bardha për dizajnin e brendshëm. Aksesorë metalikë të zinj u shtuan me synimin për të balancuar sipërfaqet natyrore dhe për të plotësuar pamjen e jashtme të shtëpisë.
Panelet HPL u zgjodhën si përfundimi i fasadës. Kontrasti i kornizave të bardha, paneleve prej druri dhe paneleve të zeza krijon një kompozim dinamik.
Vendndodhja
Kosovo