Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Studio Paçarizi
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Geëzim Paçarizi
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2023
Përshkrimi
Secila shtëpi përpos programit vetjak përmban nga tre apartamente shtesë. Apartamentet janë studio ose hapësira të ditës me një dhomë gjumi.
Projekti ishte në proces qysh nga viti 2011, sfidë e vazhdueshme për një arkitekturë të qëndrueshme që realisht frymëzohet nga tradicionalja por pa kopje formale. Kështu një oborr i ngritur paraqet një platformë të hyrjes në të dy shtëpitë por edhe hapësirë sociale dhe vendtakim për shfrytëzuesit e hapësirave të banimit. Kjo platformë zbret me shkallë deri në rrugën Marin Barleti, brenda zonës pedonale, vetëm disa hapa larg monumenteve kryesore të Prizrenit. Pothuajse të gjitha dritaret e dhomave janë korniza të drejtuara në pikat kulminante të peisazhit.
Hapësirat e jetës janë të thjeshta, me theks në funksionalitet dhe organizim racional. Asgjë e tepërt nuk është futur në këtë barazpeshë estetike ku qyteti dhe njeriu janë në harmoni. Pikturat në mure janë punë të arkitektit nga vitet 1993-97.
Vendndodhja
Prizren, Kosovo