Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Stile Progetti Associates
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Hospitality Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2017-2023
-
Sipërfaqja
460 m2
-
Kate
5
-
Photography
Armand Habazaj
Përshkrimi
Impresioni i parë kur shikoni këtë ndërtesë është se ju kujton origamit. Kënde të mprehta, lëvizja e moduleve në të gjitha drejtimet, dritaret e gjera të tre kateve të sipërme bëjnë këtë fasadë shumë unike. Ndërtesa është organizuar në pesë kate. Brenda saj mund të gjeni një zonë SPA, një restorant à la carte, 21 dhoma dhe një lounge bar.
Misioni i arkitektit është të gjejë një material që mund të përshtatet me projektin konceptual. Ai duhet të jetë efikas, plotësisht i certifikuar, i fortë dhe i qëndrueshëm, me opsione ngjyrashshe i personalizueshëm. Pas një studimi të saktë, arkitektët vendosin që duhet të jetë një fasadë Krion nga Porcelanosa.
Fasadat janë pjesët më tërheqëse dhe të dukshme të një ndërtese dhe janë një nga kontribuesit kryesorë për krijimin e ambienteve të rehatshme dhe të afta për t'u përshtatur me kushtet mjedisore të vendit ku ndodhet objekti.