Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Dhuratë Azizi
-
Arkitekti
Dhuratë Azizi
-
Tipologjia
Cultural, Educational
-
Statusi
Project Idea
Përshkrimi
Ky punimi diplome shtjellon transformimin e ndërtesës moderniste të braktisur “Mehanizacija”, që në fillimet e saj ka shërbyer si një shitore, në një qendër autonome, sociale dhe kulturore në shërbim të komunitetit.
Ripërdorimi, apo thënë më ndryshe riciklimi i ndërtesave, ndihmon në krijim e një qyteti të qëndrueshëm dhe të jetueshëm (banueshëm). Ky punim përpiqet që të jap një kontribut në debat për vlerësimin e veprimeve që duhet ndërrmarë në mënyrë që të bëjmë qytetin një vend më të shëndetshëm. Qëllimi i këtij punimi është shpalosja e potencialit të hapësirave të braktisura, duke u përqëndruar tek ndërtesa “Mehanizacija”, reagimi i banorëve ndaj ndërhyrjeve artistike dhe eksplorimin e mënyrave të rifunksionalizimit të ndërtesës, duke theksuar rolin e komunitetit në këtë proces.
Shfrytëzimi i hapësirave të lëna pas dore në mënyra të ndryshme, nga komuniteti, mund të jetë e ardhmja e këtij qyteti. Shëndrrimi i ndërrmarjes tregtare “Mehanizacija” në një qendër autonome, sociale dhe kulturore, shërben si një shembull se si rifunksionalizimi ofron një zgjidhje rreth diskutimit për mbrojtjen e trashigimisë arkitektonike. Përpjekja për rifunksionalizimin e kësaj ndërtese do të fokusohet në krijimin e një hapësire multifunksionale në shërbim të komunitetit gjilanas. Projekti u lejon njerëzve nga të gjitha moshat dhe me interesa të ndryshme të shfrytëzojnë hapësirat mbrenda dhe jashtë ndërtesës, e po ashtu u jep mundësi t’a përshtatin dizajnin sipas nevojave të tyre. Qëllimi kryesor ishte krijimi i një hapësire fleksibile, që do të mund të adaptonte funksione të ndryshme në brendësi të saj. Kjo qendër ofron hapësirë për të gjitha llojet e eventeve sociale. Disa nga funksionet që janë trajtuar në punim janë: organizimi i shfaqjeve bashkëkohore teatrale, mbajtja e punëtorive, konferencave, performanca dhe ekpozita të ndryshme artistike. Megjithatë, këto funksione janë vetëm disa prej shumë aktiviteteve që do të mund të organizoheshin në ambientin e ndërtesës në fjalë. Gjithashtu do të trajtohen idetë e reja në lidhje me problemet në arkitekturë dhe arritja e zgjidhjeve përmes ideve kreative dhe inovative.
Gjatë pregaditjes së këtij punimi diplome, ndërtesa në fjalë rrënohet më datë 4 tetor 2022, për t’i lënë vendin një ndërtese shumë katështe afariste-banesore. Rrënimi i “Mehanizacijes” për t’i lëshuar vendin një objekti të ri, ndikon në shkatërrimin e identitetit të qytetit, genius loci, dhe po ashtu në degradimin e natyrës.
Mund të them që këto objekte janë të një rëndësie të veçant për historinë dhe vlerat arkitektonike në qytetin tonë, prandaj shpresoj që ky punim i imi të vetëdijësoj masën, si atë shoqërore edhe atë institucionale, që këto ndërtesa të ruhen në të gjitha aspektet e nevojshme.
Vendndodhja
Lufta E Gjilanit 44 12, Gjilan 60000, Kosovo