Share Albania 2023 Forum është eventi që sjell sëbashku profesionistët në fushën e arkitekturës si nga bota ashtu dhe vendi.
Një ditë e tërë dedikuar zhvillimit të qyteteve dhe realizimit të arkitekturës bashkëkohore.
E ndarë në tre sesione, ku arkitektektë nga Shqipëria, Kosova dhe arena ndërkombëtare prezantuan projektet e tyre, duke filluar nga kërkesat e klientit, karakteristikat e vendit si dhe zhvillimit e konceptit.
Pika kulmore ju dedikua ark. MAKSIM MITROJORGJI i cili u nderua me çmiminn SHARE OMNIA 2023 për angazhimin e tij të përjetshëm në arkitekturë dhe planifikim urban, ndjekjen e tij të palëkundur të kërkimit arkitektonik dhe arritjet e tij të jashtëzakonshme në avancimin dhe zhvillimin e arkitekturës në Shqipëri.
Debati ishte pjesë e SHARE Forum, si një nga format për të cilat hulumtohen zhvillimet aktuale dhe tema e këtij viti ishte Jetesa dhe puna e mirë (Good living and working) me një panel gjithëpërfshirës.
Eventi, solli në skenë emra si Emre Arolat, me një ndjesi të veçantë ndaj konteksit, Marco Petreschi architects, Enota MAD; Pila , apo dhe emra lokale të cilët po arrijnë suksese përtej Shqipërisë si Xplan Studio, UDV Architects dhe Arbër Shala.
Evente frymëzuese, nga ku ju ndihmon të shkëputeni nga përditshmëria dhe streset e projektimit në arkitekturë dhe të takoheni me profesionitë dhe kolegë dhe natyrisht të njiheni me konceptet e projekteve që kanë lënë shenjë në arenën ndërkombëtare.