Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Ulise Design
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Ermal Beluli
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022-2023
-
Sipërfaqja
110 m2
-
Photography
Kastriot Pasholli
Përshkrimi
Hapësira kryesore, ajo e ndenjes është një kompozit i nuancave të kuqe dhe kafe, sipërfaqe të hijshme, reflektuese që e bëjnë hapësirën të duket më e madhe dhe mobilje bashkëkohore janë të zgjedhura me kujdes.
Duke qenë se klienti është shumë i dhënë pas gatimit, krijuam një kuzhinë komode që mund të përshtatej me pajisjet dhe të kishte më shumë hapësirë për të gatuar. Për të sjellë më shumë unitet në hapësirë dhe për të përmbushur nevojat e klientit, ne propozuam zgjerimin e kuzhinës duke e bërë atë në formë L dhe tavolina fikse e bërë me rimeso natyrale lisi, e ngjitur me ishullin e kuzhinës në hapësirën qendrore, u vendosën në atë mënyrë për të organizuar qarkullimin në dhomën e ndenjes.
Dëshira e klientit ishte të kishte ngjyra në hapësirat kryesore dhe të kishte ndjesinë e një apartamenti të gëzueshëm. Pra, sollëm ngjyrën e kuqe, e cila bëhet elementi qendror i banesës. Me ngjyrën e kuqe, vumë në pah mobiliet në ambientet e ndenjes, duke i dhënë ngjyrë ambientit, i cili në përgjithësi mbeti më neutral.
Vendndodhja
North Macedonia