Të dhëna mbi projektin
-
Studio
ARRA Interior
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
Përshkrimi
Vetë klientja jonë ishte frymëzim për këtë projekt; duke qenë se ajo është një stiliste na ndihmoi shumë gjatë krijimit të konceptit dhe dizajnit. Për ne ishte më e lehtë të kuptonim nevojat e saj dhe së bashku të krijonim dhe kombinonim shijet tona në modë dhe interier.
Pothuajse të gjitha orenditë janë bërë me porosi për të përshtatur në mënyrë të përsosur hapësirën totale dhe për t'i dhënë origjinalitet të gjithë dizajnit. Disa nga mobiljet që kemi përdorur në projekt janë blerë në një dyqan me mobilje vintage dhe antike të viteve '70 '80 dhe '90.
Na pëlqente të sillnim pjesë të copëzave antike në dizajnin tonë, duke kombinuar dy epokat e vjetra dhe të reja, sepse jepte një prekje unike.
Rëndësi e veçantë i kushtohet detajeve si letër-muri “Gucci Heron print”, murali i frymëzuar nga Le Corbusier “How a nude”, pikturat e artistit vendas Jakup Ferri, dekoret skulpturale dhe vetë ndriçimi të cilat janë vendosur në një pozicione interesante në të gjithë apartamentin, duke ofruar një galeri të vogël arti.
Ne kemi luajtur me materiale të ndryshme në këtë projekt, duke përfshirë kryesisht dru (lisi dhe arrë), mermer, xham, pasqyrë dhe metal. Duke i shtuar kësaj, kolltukët e butë dhe divanet e rehatshme, të kombinuara me kuzhinën e gjelbër, krijuan një ndjenjë komode dhe të ngrohtë në të gjithë hapësirën.
Çelësi i këtij projekti ishte sigurimi i një hapësire jetese për klientët që e shijojnë dhe e vlerësojnë artin. Qëllimi ynë ishte krijimi i një apartamenti argëtues, çlodhës dhe të veçantë, që të jep një ndjesi të këndshme për të jetuar.
Vendndodhja
Prishtina, Kosovo