Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Studio Fabrika
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2021
Përshkrimi
Bazaart Contemporary është një dyqan veshjesh i cili ndodhet në një nga zonat tregëtare më të reja në Tiranë. Profili i këtij biznesi kishte synim të sillte koleksione të dizajnerave bashkëkohorë për klientët e tij. Kjo u bë pikë nisja jonë për konceptin e këtij projekti. Stili bashkëkohor është një stil i hapur dhe i lirë ku mund të navigosh në frymëzimin e momentit për të krijuar një hapësirë të personalizuar, dedikuar funksionit të saj. Doli një dizajn shumë minimal, i qetë dhe i pastër, pothuajse një sfond i padukshëm i cili do të lejojë që protagoniste të jenë veshjet.
Planimetria e dyqanit ishte një formë e përcaktuar drejtëkendore, e për rrjedhojë ne natyrshëm ndoqëm format drejtëkëndore dhe linjat e pastra e të drejta në këtë projekt. Të gjitha siperfaqet janë të veshura në finiturë të gurtë, për të dhënë përshtypjen e një ambienti të jashtëm.
Fokusi kryesor bëhet një pemë ulliri, e cila ndriçohet butë nga ndriçimi në dukje natyral, i cili e bën këtë ambient një vend të këndshëm për të qendruar.
Vendndodhja
Sheshi Italia 1, 1000 Tirana, Albania