Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Studioarch4
-
Faqja e Studio
-
Faqja e Arkitektit
-
Tipologjia
Offices
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Sipërfaqja
950 m2
-
Photography
Besart Cani
Përshkrimi
Maccaferri është një kompani globale me më shumë se 70 filiale që operojnë në 5 kontinente me një prani në më shumë se 100 vende dhe mbi 3000 të punësuar. Fusha e tyre e specialitetit janë Gabionët të cilët kanë ndryshuar në mënyrë dramatike peizazhin e inxhinierisë civile.
Zyrat Maccaferri në Shqipëri janë një nga zyrat e Maccaferrit në Ballkan. Zyra e tyre ndodhet në Shijak, e përbërë nga 3 godina të veçanta në të cilat kryhen operacione të ndryshme për të arritur produktin përfundimtar. Njëra prej ndërtesave do të përmbajë administratën e cila merret me menaxhimin e pjesëve logjistike dhe financiare të procesit. Për këtë ne kemi propozuar një sipërfaqe prej 950 m2 të zënë nga zyra në katin përdhe të objektit pranë hyrjes.
Me të hyrë përballemi me recepsionin dhe një sallë të madhe që i shërben një qëllimi të dyfishtë duke kaluar në një hapësirë ekspozite të produkteve. Hapësira kryesore e zyrës është një koncept zyre e hapur që ka të integruar disa funksione të ndryshme nga punonjësit në një zonë të vetme të përbashkët.
Për pozicionet që mbeten në nevojë për një zyrë të vetme si HR ose Menaxher, ne kemi propozuar hapësira të veçanta jashtë mjedisit të përbashkët. Pjesa tjetër e hapësirës i kushtohet shërbimeve të përbashkëta dhe dhomave të zhveshjes për punonjësit.
Vendndodhja
Shijak, Durrës, Albania