Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Atria Studio
-
Tipologjia
Interior Design, Design
-
Statusi
Project Idea
-
Viti i ndërtimit
2022
Përshkrimi
Shkolla e Magjistaturës është një institucion prestigjoz, i themeluar në vitin 1997. Aktualisht ndodhet në godinën e Polit të Drejtësisë në rrugën Ana Komnena, Tiranë. Në ambientet e brëndshme të saj lindi nevoja e rifreskimit të imazhit nëpërmjet shërbimit të dizajnit i cili pasuron njëkohësisht, muret e boshatisura me letra murale dhe kanavacë.
Metodologjia e dizajnit ka parim qëndror historikun, stafin pedagogjik, si dhe kompetencat e magjistratit.
Historiku i Shkollës ndër vite, propozohet sipër mureve të korridorit, si një bosht me paletat e ngjyrave të logos së Shkollës së Magjistaturës, ku kemi një fillim,vazhdimësi por fundi nuk është caktuar duke treguar kështu vazhdimësinë e jetëgjatësisë së institucionit në fjalë. Ky grafik është edhe prezantimi i parë i një vizitori në ambientet e Shkollës së Magjistraturës brenda godinës së Polit të Drejtësisë.
Kjo logjikë ndjeket dhe tek salla e konferencave ku kemi në fokus të veçantë figurat që kanë kontribuar ndër vite. Qasja e dizajnit është e njëjta si tek grafiku i përdorur në hyrje të shkollës. Në qendër kemi një bosht ku tregon vazhdimësi dhe kontribut me fotografitë e caktuara.
Ndryshe ndodh tek sallat e leksioneve ku në qendër janë kompetencat e magjistratës të paraqitur në kanavacë. Krahasimi i virtyteve bëhet me natyrën, specifikisht nëpërmjet luleve. Ai ka për qëllim të ndërgjegjësojë magjistratët me një qasje drejt natyrës dhe qartësisë që ajo mund të ofrojë, nëpërmjet përshtatjes së cilësive të ngjashme të lules me kompetencën dhe simbolikën përkatëse.
Vendndodhja
Rruga Benjamin Kruta, 1000 Tirana, Albania