Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Gagani Studio
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2008-2011
-
Kate
7
-
Photography
Arben Biçoku, Erald Halili
-
Ekipi
Enkeleda Tota, Altin Gagani, Valbona Koçi, Darien Mero
Përshkrimi
Ky projekt, i përfunduar në vitin 2011, është një përkrahje entuziaste për të prezantuar në realitet, ide të parashtruara fillimisht nga studimi urbanistik i hartuar nga Bashkia Tirana, (Adelina Greca, Valbona Koçi).
Kompozimi volumetrik jo masiv dhe krijimi i oborreve komunikuese në bllok, janë ndër kriteret origjinale të këtij studimi.
E veçanta mbi këtë objekt qvndron në porozitetin e kompozimit të tij volumetrik si edhe në përjetimin e hapësirave të brendshme. Urat ndërlidhese në kate, ofrojnë hapësira komunitare të një shkallë më të vogël në funksion të fqinjëve më të afërt, duke ofruar një varietet e plotësim kundrejt oborreve kryesore në katin përdhe. Në kontektstin urban, kompozimi volumetrik vendos një bashkëjetesë më të qëndrueshme me vilat në rradhën e parë përgjatë rrugës.
Në aspektin arkitektonik, modulimi arkitektonik në fasadat kryesore si edhe përzgjedhja e rifiniturave, përbëjnë elementët përforcues të kësaj bashkëjetese.
Vendndodhja
Tirana, Tirana, Albania