Të dhëna mbi projektin
-
Studio
David Chipperfield Architects
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
David Chipperfield, Giuseppe Zampieri
-
Tipologjia
Cultural
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Photography
Alessandra Chemollo
-
Ekipi
Simone Diego Alessi, Federica Amoruso, Thomas Benk, Corrado Bongiorno, Cecilia Bottoni, Niccolò Brussa, Teresa Cancellari, Marta Capacciola, Francesca Carino, Filippo Carcano, Francesca Carino, Carlo Federico Cattò, Fabiano Cocozza, Maria Elena Codazzi, Paolo Dell‘Elce, Stefano Goffi, Tsukasa Goto, Samuel Lodetti, Eugenio Matteazzi, Tommaso Meena, Daniel Mira García, Sofia Nobis, Brigid O’Donnell, Stefano Penazzi, Matthijs Sioen, Tiziana Staffieri, Davide Tassera, Federico Turelli, Wouter Verstraete, Maria Chiara Virgili
Përshkrimi
Projekti për rinovimin e Procuratie Vecchie në Piazza San Marco në Venecia u kontraktua me David Chipperfield Architects Milan nga Generali në 2017, pas marrjes së autorizimit në janar 2019 nga Juridiksioni i zyrës së Arkeologjisë, Arteve të Bukura dhe Peizazhit për Bashkinë e Venecias, projekti tani ka marrë leje për tu ndërtuar nga Bashkia.
Për herë të parë në 500 vjet, një pjesë e madhe e Procuratie Vecchie do të bëhet e aksesueshme për publikun. Ndërtesa historike do të presë aktivitetet e The Human Safety Net Foundation, nisma e ngritur nga Generali për të mbështetur komunitetet më të cënueshme.
Projekti nuk përcaktohet nga një koncept apo gjest i vetëm arkitektonik, por nga një sërë ndërhyrjesh që trajtojnë kompleksitetin e veprës.
Këtu përfshihet restaurimi i katit të parë dhe të dytë, riorganizimi i aksesueshmërisë së godinës nëpërmjet përfshirjes së shkallëve të reja, hyrjes qendrore të rinovuar për katin e tretë me akses në oborret e ngritura.
Ndërhyrja e promovuar nga Generali do të përmirësojë gjithashtu katin e tretë për të përfshirë hapësira ekspozuese të hapura për publikun dhe të lidhura me The Human Safety Net Foundation, hapësira pune dhe një auditor.
Procuratie Vecchie, të cilat zhvillohen përgjatë gjithë anës veriore të Piazza San Marco, u projektuan nga arkitekti Bartolomeo Bon dhe më vonë nga Jacopo Sansovino në gjysmën e parë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, nën programin renovatio urbis të krijuar nga Doge Andrea Gritti.
Projekti i David Chipperfield Architects Milan jo vetëm që do të lehtësojë fluksin e publikut falë një përmirësimi të qarkullimit të brendshëm, por gjithashtu do të rivendosë integritetin e strukturës gjatë gjithë restaurimit të veprës arkitekturore në tërësi, si dhe elementëve të veçantë që janë përkeqësuar ose janë komprometuar.
Projekti do të ribashkojë hapësirat e brendshme të Procuratie Vecchie dhe do të sjellë qartësi në ndërtesë. Puna e restaurimit do të rikuperojë materialet origjinale veneciane dhe punimet tradicionale që përfshijnë kompani të specializuara dhe artizanët vendas.
Dyshemetë, për shembull, do të jenë në terraco veneciane. Këto punime janë të integruara me ato të projektit të vitit 2009 nga arkitektja Gretchen Harnischfeger Alexander, ende në vazhdim, që përfshin rinovimin e fasadës kryesore në Sheshin San Marco, si dhe disa fasada të brendshme, me disa ndërhyrje strukturore dhe me një mbrojtje të re kundër zjarrit.
Kompleksi i Procuratie Vecchie në pronësi të Generali përfshin rreth 12,400 metra katrorë të sipërfaqes totale bruto, e cila zë afërsisht 85% të sipërfaqes totale të pjesës së ndërtesës që mbyll anën veriore të Sheshit San Marco.
Arkitektët: David Chipperfield Architects Milan, Italy
Partnerët: David Chipperfield, Giuseppe Zampieri
Drejtuesi i bashkëpuntorëve: Cristiano Billia
Bashkëpuntorët: Adolfo Berardozzi, Andrea Cocco, Carlo Zucchia
Ekipi i projektit: Simone Diego Alessi, Federica Amoruso, Thomas Benk, Corrado Bongiorno, Cecilia Bottoni, Niccolò Brussa, Teresa Cancellari, Marta Capacciola, Francesca Carino, Filippo Carcano, Francesca Carino, Carlo Federico Cattò, Fabiano Cocozza, Maria Elena Codazzi, Paolo Dell‘Elce, Stefano Goffi, Tsukasa Goto, Samuel Lodetti, Eugenio Matteazzi, Tommaso Meena, Daniel Mira García, Sofia Nobis, Brigid O’Donnell, Stefano Penazzi, Matthijs Sioen, Tiziana Staffieri, Davide Tassera, Federico Turelli, Wouter Verstraete, Maria Chiara Virgili
Ekipi garues: Cosmin Amato, Pietro Bagnoli, Corrado Bongiorno, Cecilia Bottoni, Filippo Carcano, Carlo Federico Cattò, Tommaso Certo, Fabiano Cocozza, Maria Elena Codazzi, Federica Corrà, Paolo Dell‘Elce, Tsukasa Goto, Nicola Guercilena, Seunggeun Jee, Chiara Lippi, Eugenio Matteazzi, Gabriele Pagani, Paolo Volpetti, Federica Zerbo
Në bashkëpunim me David Chipperfield Architects, Berlin: Thomas Benk, Anke Fritzsch, Christopher Jonas Zero4Uno Ingegneria srl, Venice, Italy: Romeo Scarpa Franco Gazzarri Architetto, Mestre, Italy.
Vendndodhja
Venice, Italy