Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Gresian Shema
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Cultural
-
Statusi
Project Idea
-
Viti i ndërtimit
2022
Përshkrimi
Objektet e Kulturës dhe Spektaklit janë vende që gjithmonë janë cilësuar si elemente të cilat ndriçojnë mendjet e njerëzve. Këtë element, i cili është abstakt, mund ta materializojme duke ndriçuar nëntokën.
Njerëzimi gjithmonë mundohet të krijojë në lartësi, duke harruar potencialin që ka toka nën këmbët tona. Kjo lloj arkitekture eksploron dhe heton një univers të tërë mundësish që ndodhen nën sipërfaqen e qyteteve tona.
Nevojat për projektimin e këtyre strukturave janë të shumta:
• Ruajtja e peisazhit. Për sa kohe që objekti do të ekzistoje, për aq kohe edhe peisazhit mbi të apo rrotull tij nuk do të mund të prishet. Rrjedhimisht ruhet memoria kolektive.
• Densitet i padukshëm.
• Mundësi te reja zhvillimi për qytete të qëndrueshme dhe 'miqësore ndaj këmbësoreve".
• Nxitje e diskursit për rëndësinë e kulturës si mjet për të krijuar mjedise të reja dhe impakti te njeriu.
Sheshi i përzgjedhur është sheshi 'Nënë Tereza'. Kjo është një zgjedhje e cila vjen për disa arsye. Është bërë një krahasim i sheshit si një personazh që ndryshon ditën dhe natën. Ditën u perket studentëve dhe natën kthehet në një hapësirë për ushtrimin e disa aktiviteteve të faqeve të para të gazetave apo portaleve, të cilat nuk kanë lidhje me kulturen dhe simbolikën e institucioneve që e rrethojne këtë shesh.
Duke e parë nga ky prizëm do të kemi:
• Krijimin e hapësirave rekreative në çdo orë të ditës dhe javës. Vende të reja aktivitetesh kulturore, njohjesh dhe veprimtarish.
• Ruajtje e sheshit. Përdorim këmbësor pa makina, kthimi te publiku i gjerë. Zgjidhje urbane duke përdorur arkitekturën si mjet.
• Marrja e elementeve të këtyre objekteve të trashëguara meta-historike për kompozimin arkitektonik e modular të propozimit.
Elementi më i njohur nga publiku i gjerë profan dhe elementi i cili jep ritmin në mënyrën më të dukshme është kolonada. Është marrë ky element si njësi modulare. Krijojmë një grid mbi shesh, i cili më pas do të reflektohet edhe në objekt. Ruajmë aksin e bulevardit si aks viziv dhe fizik i cili i jep karakter gjithë bulevardit.
Një rëndësi e madhe i është kushtuar akseve dhe koneve vizive brenda objektit dhe në lidhje me jashtë për krijimin e objektit. Kjo bën që përdoruesi të mos harrojë kontekstin ku ndodhet dhe nga ana tjetër për të ftuar gjithnjë e më shumë sytë kureshtar që shohin nga jashtë/sipër atë që ndodh brenda/poshtë.
Zgjidhja është bërë e tillë për të krijuar një shesh brenda (poshtë) sheshit ‘Nënë Tereza’. Kemi rrëshqitje të volumeve, hyrje-dalje të ballkoneve, dritare që hapen, atriumi dhe kolonat, të cilat krijojnë një ide të agorasë për njerëzit që do të shijojnë objektet nga kjo hapësirë.
Fasadat (dhe jo vetem fasadat por edhe siperfaqet e tjera horizontale) kanë ndjekur logjikën e materialeve të përdorura në objektet kulturore në sheshin ‘Nënë Tereza’.
Vendndodhja
Tirana, Albania