Të dhëna mbi projektin
-
Studio
StudioArch4
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
In construction
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Sipërfaqja
24048
-
Kate
19
-
Photography
Vizualizimi: Grafik E Studio
Përshkrimi
‘Altura’ është një objekt banimi dhe shërbimi 19 kate në nënnjësinë strukturore G24 në Bulevardin e Ri, pranë Parkut të Ri të Tiranës.
Objekti ka njësitë e shërbimit të vendosura në tre katet përdhe dhe katin e njëmbëdhjetë, ndërsa katet e tjera kanë funksion parësor banimin. Njësitë e banimit janë përshtatur me volumetrinë e objektit dhe janë të tipologjive të ndryshme.
Një koncept I aplikuar në gjithë njësitë e banimit është krijimi i një fashe perimetrale, ku janë vendosur ballkonet ose hapësira të brendshme ekstra, funksionin e të cilave banorët e përcaktojnë vetë. Nga kati në kat, kjo fashë ka të njëjtin dimension, por shpërndarje të ndryshme të ballkoneve për të krijuar sa më shumë opsione apartamentesh për përdoruesit.
Një element tjetër me rëndësi të veçantë për këtë objekt, janë hapësirat publike. Taracat e ndërtesës janë projektuar për të qenë të shkrytëzueshme nga banorët. Për më tepër, blloqet e shkallëve kanë ballkone të përbashkëta për të përforcuar ndërveprimet e komunitetit.
Së fundmi, objekti përbëhet nga një dopio fasadë. Shtresa e parë është reflektim i organizimit të brendshëm të banesave, ndërsa shtresa e dytë është një grid betoni që unifikon volumetritë e ndryshme, por vendos edhe një njësi të përbashkët në ndarjet e apartamenteve.
Katet e shërbimeve, gjithashtu, kanë 2 shtresa të ndryshme në fasadë, ku e para është një vetratë xhami e
vazhduar ndërsa e dyta është një kolonadë me harqe betoni që bashkon katet e shërbimit si dhe krijon një gjuhë të ndryshme nga banimi, pavarësisht aplikimit të të njëjtit koncept.
Katet 2 & 11 në të cilat ka shërbime, janë lënë të pastra, me fasada xhami të vazhduara që theksojnë ndarjen volumetrike të objektit.
Vendndodhja
Bulevardi i Ri, Tiranë