Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Kopështi i integruar "SUNNY HILL" (Nr. 42)

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      ASARCHITECTS

    • Faqja e Studio

      https://www.asarchitects.net/

    • Tipologjia

      Educational

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2021

    • Sipërfaqja

      1,876 m2

    • Kate

      3

    Përshkrimi

    Përqasja konceptuale paraprake u realizua në vitin 2020 nga ASArchitects në kuadër të bashkëpunimit publik-privat dhe nismës së Bashkisë së Tiranës “Solidariteti për dëmet nga tërmeti”. Studio ASArchitects vazhdoi bashkëpunimin për realizimin e projektit final. Nismës iu bashkua Fondi i Zhvillimit të Katarit i cili financoi të gjitha punimet e ndërtimit, ndërsa mobiliet u dhuruan nga fondacioni Sunny Hill. Sfida në projektim dhe ndërtim ishte përfundimi i projektit në një periudhë të shkurtër kohore.

    Qëllimi i këtij projekti ishte rikonstruksioni i "Kopshtit të integruar 42" në të njëjtin kantier me një sipërfaqe totale prej 1987.7m2, me të njëjtat funksione (kopësht dhe çerdhe) i cili plotëson standardet në fuqi të vendit tonë, por edhe standardet ndërkombëtare për këto lloj ndërtesash. Vizioni i dizajnit arkitektonik dhe urban bazohet kryesisht në konceptin e lojërave të para për fëmijë si kubikë me katër ngjyrat bazë (e verdhë, blu, jeshile dhe e kuqe), duke integruar ndërtesën me kontekstin urban si funksionalisht ashtu edhe estetikisht. Hedhja e rastësishme e këtyre kubeve nga një fëmijë që ende nuk i ka mësuar rregullat e lojës njësoj si në ditën e parë të jetës ishte frymëzimi i parë i konceptit. Aksesueshmëria e plotë, pavarësia dhe gjithëpërfshirja janë shtyllat e qasjes së dizajnit. Vëmendje e veçantë i kushtohet shfrytëzimit maksimal të dritës natyrale, oborreve të vogla, ruajtja e gjelbërimit aktual që e bën këtë ndërtesë të qëndrueshme dhe me efiçencë energjetike.

    Skema funksionale e zgjedhur me një korridor linear i cili bashkon pesë vëllimet kubike (bërthamë), krijon mundësinë e zhvillimit të oborreve të brendshme dhe të pavarura, si dhe krijimin e sa më shumë hapësirave të brendshme që përdorin dritë dhe ajrim natyral. Skema e bërthamave mundëson aktivitetin brenda godinës dhe është shumë e përshtatshme për këtë lloj pasi përshtatet me funksione të ndryshme në bazë të llojit të grupeve që ka kopështi (6 grupe) dhe çerdhja (3 grupe-foshnja, njëvjeçare, të rritur). Çdo bërthamë konsiderohet si një "cikël i mbyllur" në vetvete, duke pasur në mënyrë të pavarur për çdo grup zonën e lojës, zonën e studimit, zonën e ushqimit, zonën e gjumit, tualetin dhe garderobën. Bërthamat trajtohen jo vetëm si hapësira didaktike që do të përmbushin funksionin parësor, por edhe si hapësira rekreative që ndikojnë dhe përmirësojnë psikologjinë e fëmijëve. Këto zona do të jenë të mobiluara me materiale druri, forma kubike dhe plot ngjyra sipas konceptit të jashtëm. Mobiljet do të mbizotërojnë mbi dyshemenë me parket prej druri dhe tavanin e bardhë të ndriçuar nga efekti i bukur i dritës natyrale që do të vijë nga pozicioni i çrregullt i dritareve.

    Një tjetër vlerë e shtuar e godinës së re është integrimi i tarracës së gjelbër e cila kthehet në një zonë të shfrytëzueshme dhe rekreative për vetë përdoruesit e godinës. Në të njëjtën kohë tarraca mund të shërbejë si një fermë e vogël duke mbjellë pemë që mund të përdoren në gatimin e fëmijëve. Përveç rekreacionit, ai mund të shërbejë si një vend edukativ dhe pjesëmarrës për fëmijët për të mësuar ngjyrat dhe format e bazuara në produktet natyrore.

     

    SECTION 1 SECTION-2-

    Autori
    ASARCHITECTS
    • Instagram
    • Facebook
    • Website
    • LinkedIn
    Vendndodhja

    1000, Tirana, Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria
    Sunny-hill-kopeshti-Asa-architects

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

      XPLAN STUDIO
      • Arkitekturë publike

      Sunny Hill Apartment

      Studio27
      • Projekt interieri

      Ioanian Coast Minimal Villa

      andoni studio
      • Projekt vile
      • +2
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link