Krijimtaria e Richard Rogers shpalos talentin e padiskutueshëm të një arkitekti që guxon dhe nuk nguron të luajë me limitet e teknologjisë, për të sjellë arkitekturë sociale, e cila nxit ndërveprim njerëzor, lidhjen me qytetin dhe natyrën. Humbja tij javën e kaluar, solli trishtim në të gjithë rrethin e arkitektëve, sepse Rogers përtej përfaqësimit të momenteve kyçe në historinë e arkitekturës bashkëkohore, krijoi impakt të thellë social dhe politik, duke rikthyer në epiqendrën e arkitekturës artin social!
Në një nga prezantimet e tij në Harvard Design School të projektit Centre Pompidou, të realizuar me mikun e tij Renzo Piano, theksoi faktin që arkitektura mbi të gjitha duhet të krijojë një eksperiencë të këndshme! Kjo mëse e dukshme në shumicën e projekteve të tij, ku mbizotëron trasparenca, loja me volumet dhe marrëdhënia e ngushtë me hapësirën publike dhe kontekstin, duke i shtuar gjithmonë elementin njerëzor si lajmotiv.
Arkitektura mbi të gjitha duhet të krijojë një eksperiencë të këndshme!
Kush nga arkitektët nuk është mrekulluar nga qendra Pompidou në Paris? Ku e gjithë struktura high-tech është e lexueshme në fasadë dhe ngjyrat tregojnë saktësisht funksionet e sistemeve mekanike (gjë që i terrorizoi Parizienët ) në kontrast absolut me rregullin dhe “grinë” e ndërtesave të Parisit. Por kur gjendesh aty, dinamizmi i lëvizjeve njërëzore si në horizontalitet dhe vertikalitet sëbashku me trasparencën i japin një prekje njerēzore duke e kthyer në hapësirën urbane më të jetuar.
Projektet e tij sjellin paraqesin një interpretim të magjepsjes së Lëvisjes Moderniste karshi konceptit të ndërtesës si një makineri, por të pasuruar me transparencë, intergrimin e hapësirave publike dhe private, me fleksibiltet të lartë në planimetri duke krijuar kështu projekte lehtësisht të adaptueshme me ndryshimet në kohë të nevojave të përdoruesit. (të qëndrueshme dhe kulturalisht)[1]
Përtej gjenialitetit, një nga tiparet kryesore të këtij arkitekti, është risia që ka ditur të shpalos në çdo projekt të tij, duke mos ngelur peng i krijimit të një stili apo skice, por gjithmonë ka ecur parelilisht me zhvillimet kulturore dhe teknologjike të kohës.
Rogers ndërthur dashurinë e tij për arkitekturën me njohjen e thellë të teknikave të ndërtimit dhe të materialeve. Magjepjsa e tij me teknologjinë nuk është thjesht për efekt artistik, por më e rëndësishmja është se pasqyron programin e ndërtesës dhe është një mjet për të bërë arkitekturën me të dobishme ndaj atyre që ju shërben.
Përqafimi i qëndrueshmërisë dhe efiçencës së energjisë, ka patur një efekt jetëgjatë në profesion.[2]
Richard Rogers lindi në Firence dhe studimet për arkitekturë i ndoqi pranë AA ( architectural Association) në Londër dhe më pas në Yale, në Shtetet e Bashkurara të Amerikës. Një burim i madh frymëzimi gjatë kohës në SHBA ishte dhe arkitekti amerikan Frank Lloyd Wright, i cili hulumtoi dhe krijoi bazat për gjenerimin e një arkitekturë të vertetë amerikane.
Boshti i punës së tij vërtitet rreth rëndësisë së jetës urbane dhe beson në potencialin e qyetit si katalizator të ndryshimeve sociale, gjë që ndërtesat e tij ndër vite e reflektojnë.
Gjatë karrierrës së tij grumbulloi fame dhe shumë çmime ndërkombëtare si çmimin prestigjoz Striling me projektin e Aeroportit e Barajas në Spanjë deri te çmimi më i rëndësishëm në fushën e arkitekturës: Pritzker, në vitin 2007
Për të ilustruar punën e tij po ju sjellim disa nga projektet më tē spikatura gjatë karrierrës së tij :
foto nga Rogers Stirk Harbour + Partners LLP
Një nga projektet e para që Rogers realizoi kur ishte si pjesë e ekipit TEAM 4, së bashku nga Su Brumwell ( asokohe bashkëshortja e Rogers ) Wendy Cheesman dhe Norman Foster.
Ndër projektet e para që realizuan ishte shtëpia e prindërve të Richard Rogers në Wimbledon.
Sipas Rogers, shtëpia u projektua për treguar se si pre-fabrikimi do të mundësonte ndërtimin e shpejtë dhe të përballueshëm të shtëpive.
Synimi kryesor i këtij projekti qëndronte në standartizimin e komplet sistemit të ndërtimit të shtëpive në Britaninë e Madhe. Ne fakt nuk ja doli, por ky projekt ndikoi rrënjësisht në gjithë rrugëtimin e tij profesional në 50 vitet e ardhshme.
Projekti balancon me kujdes transparencën që sjell fasada e madhe prej xhami dhe nevojës për privatësi dhe izolim nga konteksti ku ndodhet, në një zonë në qendër të Londrës.
Projekti përfshin një apartament të veçuar dhe një poçari, të cilat u pozicionan si një barrierë zë-mbrojtëse ndërmjet shtëpisë dhe rrugës përbri.[3]
Qendra Pompidou ishte projekti që katapultoi arkitektët Richard Rogers dhe Renzo Piano në qendër të botës së arkitekturës. Ky muze modern gjashtëkatësh, i ashtuquajtur "pallat argëtimi" nga vetë Rogers, përshinte në program një bibliotekë të madhe publike (një funksion që ndryshoi më vonë ) si dhe një qendër për kërkime muzikore dhe akustike.
Një konkurs, që rezultoi në ndërtesën e parë të arkitekturës bashkëkohore, një shembull i arkitekturës brutaliste (kur struktura lihet zbuluar), ku të gjithë elementët e strukturës dhe ata mekanike janë të dukshme në fasadë, duke lejuar kështu krijimin e hapësirave të brendshme të bollshme, të hapura dhe fleksibël. Qendra Pompidou u bë përfaqësuesi i duhur i lëvizjes të përdorimit të teknologjisë së lartë në ndërtim.
Krahas strukturës së ekspozuar, fasadat e qendrës Pompidou përmbajnë në fasadë elemente shërbimi të ndërtesës të koduara me ngjyra: ku ngjyra blu përkon me elementë të lidhur me sistemin e kondicionimit, e verdha është për elektricitetin, jeshile tregon ulluqet e ujit dhe e kuqe thekson shkallët lëvizëse tubolare dhe ashensorët. Pra në thelb fasada e veçantë e qendrës kompozohet nga vetë elementët e ndërtimit.[4]
Qendra Georges Pompidou revolucionarizoi muzetë, duke shndërruar ato që dikur ishin monumente elitare në vende të shkëmbimit social dhe kulturor, të endura në zemër të qytetit dhe dedikuar të gjithë shtresave sociale.[5]
Pas përfundimit të Qendrës Pompidou në 1977 me Renzo Piano, Richard Rogers u ngarkuan të projektonin një ndërtesë të re për të zëvendësuar ndërtesën origjinale të kompanisë së sigurimeve Lloyd's në Londër. Kërkesa ishte krijimi i një ndërtese që do të zgjaste deri në shekullin e ardhshëm dhe që do t'i përshtatej nevojave në përdorim me kalimin e kohës.
Richards Rogers dhe Renzo Piano fituan pasi propozuan një ndërtesë që mund të ndryshonte lehtësisht hapësirat e saj të brendshme sipas nevojave, me anë të një sërë galerish rreth një hapësire qendrore. Për të maksimizuar hapësirën, shërbimet shpërndahen në perimetër. Ndërsa forma arkitekturore e ndërtesës u zhvillua, vëmendje e veçantë iu kushtua ndikimit të saj në konktekstin përreth, veçanërisht në tregun Leadenhall të shekullit të 19-të.
Si rezultat, Lloyd's u bë një kompleks kullash, pothuajse gotike në ndjenjë - një efekt i përmirësuar nga lartësia e kullave të jashtme.[6]
Projekti i sallave gjygjësore në Bordeaux, ishte projekti fitues i konkursit ndërkombëtar në vitin 1992 ,në qytetin historik të Bordeaux-s.
Një ndërtesë e cila nëpërmjet transparencës dhe hapjeve, do të krijonte një perceptim pozitiv për aksesueshmërinë në sistemin gjyqësor francez. Përmbledhja e konkursit ndërkombëtar ishte komplekse, duke kërkuar ndarje të plotë të qarkullimit publik dhe atij gjyqësor. Duke e tërhequr ndërtesën në pjesët e saj përbërëse, transparenca që rezulton inkurajon një ndjenjë orientimi, duke e bërë më të aksesueshëm një institucion historikisht imponues.[7]
Elementet kryesore të dizajnit përfshijnë krijimin e hapësirës publike dhe integrimin me peizazhin ekzistues urban. Hyrja publike në ndërtesë bëhet me anë të shkallëve të vendosura përbri, që të çojnë në "Salle des Pas Perdus" në thelbin e ndërtesës, ku takohen avokatët, klientët e tyre dhe publiku.
Shtatë kapsulat e sallës së gjyqit janë të veshura me dru pishe, të ngritura në kollona ( pilotis ) mbi bazamentin gëlqeror, brenda një perde të madhe xhami, nën një çati të valëzuar. Zyrat administrative aksesohen nga ura që përshkojnë atriumin – qartësia e planit siguron pasazhe të ndryshme të sigurta përgjatë atriumit si për publikun ashtu edhe për gjyqtarët. Me përdorimin e formave të parregullta dhe materialeve natyrore, ndërtesa plotëson me sukses mjediset e saj të ndjeshme, duke përfshirë një pjesë të murit mesjetar të qytetit.
E porositur për të shënuar fillimin e shekullit të njëzetë e një, Kupola e Mijëvjeçarit ishte menduar si një strukturë festive, emblematike dhe jo-hierarkike që ofronte një hapësirë të madhe dhe fleksibël. Hapësira e adaptueshme prej 100,000 metrash katrorë ishte e përshtatshme për ekspozita dhe performanca si dhe për çdo numër përdorimesh të ardhshme. Një projekt i profilit të lartë në vetvete, ndërtesa gjithashtu formoi një element kyç të masterplanit nga Partneriteti Richard Rogers (RRP) për zhvillimin e ardhshëm të gjithë gadishullit Greenwich.
E ndërtuar për të mikpritur një ekspozitë që feston fillimin e një mijëvjeçari të ri të quajtur Përvoja e Mijëvjeçarit, struktura në formë kube u projektua si një tendë gjigante. Kupola 50 metra e lartë në Greenwich, Londër, mbështetet nga 12 kulla me ngjyrë të verdhë të ndezur.
Më shumë se gjashtë milionë njerëz e vizituan atraksionin në vitin 2000, i cili më pas u shndërrua në një sallë gjigante koncertesh dhe argëtimi.[8]
Terminali Barajas, më i madhi në Spanjë, u porosit për ti mundësuar Aeroportit Ndërkombëtar të Barajas të konkurrojë me aeroportet kryesore qendrore brenda Evropës. Ndërtesa kryesore përfshin një sekuencë hapësirash paralele të ndara nga një bllok linear që lejon që dritën të depërtojë thellë në brendësi. E njëjta formë aplikohet edhe për godinën satelitore, e cili përbëhet nga dy blloqe lineare, një për kontrollin e pasaportave dhe tjetri për portat.
Ndërtesa është e mbuluar nga një çati e valëzuar, e mbështetur në 'pemë' qendrore, e cila nëpërmjet çarjeve në trupin e saj lejon dritën natyrale në mënyrë të kontrolluar më shumë kujdes të depërtojë në të gjithë nivelin e sipërm (atë të nisjeve) të terminalit. Mbulesa më pas kalon përimetrin e ndërtesës për të hijëzuar fasadat.
Duke pasur parasysh seksionin me shumë nivele, kërkohej një strategji për të zbritur dritën natyrore në nivelet më të ulëta. Zgjidhja është një seri 'kanionesh' të mbushura me dritë që ndajnë pjesët paralele të hapësirës në fazat e ndryshme të tranzitit, nga pika e mbërritjes deri te check-ini, kontrolli i pasaportës, më pas në sallonet e nisjes dhe në fund në avion.
Projekti i Aeroportit Barajas, ishte një projekt që fitoi çmimin e RIBA Stirling në vitin 2006.
Skema e ndërtimit për terminalin kryesor përbëhet nga një "mbështjellëse" pa peshë, e cila përmbledh një hapësirë të gjatë - të zhvilluar me Arup - që ofron një fleksibilitet të hapësirës së brendshme konceptualisht të ngjashme me atë të dizajnit për Qendrën Pompidou në Paris. Zonat e nisjes dhe mbërritjes, tavolinat e kontrollit, hapësirat tregtare, dyqanet, zyrat, sallat e pasagjerëvedhe shërbimet e tjera përfshihen të gjitha brenda strukturave të pavarura me kornizë çeliku brenda ndërtesës dhe mund të çmontohen dhe rikonfigurohen sipas nevojave të ndryshueshme.
Skema e ndërtuar në shumë nivele është e përmbledhur nën një çati lundruese elegante, të lakuar, e mbështetur nga kolona të holla në skajet e perimetrit për të siguruar hapësirën e brendshme fleksibël dhe vizualisht dramatike, sipas kërkesave të klientit. Në këtë skemë, pasagjerët nisen dhe mbërrijnë në një ndërtesë terminali e cila ofron hapësira të bollshme dhe pamje të bukura në të gjithë aeroportin.
Kjo kullë 50-katëshe përballë Lloyd's të Londrës ngrihet në një lartësi prej 224.5 metrash, forma e hollë krijon profilin e saj të veçantë brenda një grupi ndërtesash të larta në këtë pjesë të qytetit të Londrës. Profili në zvogëlim i ndërtesës nxitet nga një kërkesë për të respektuar pamjet e Katedrales së Shën Palit, veçanërisht nga rruga Fleet. Dizajni i kullës siguron që nga kjo pikë kyçe e favorshme kupola e katedrales të jetë e lexueshme.
Ndërtesa përbëhet nga një sërë elementesh arkitekturore të dallueshme, të cilat ofrojnë qartësi në kompozim si në tërësi ashtu edhe si një shprehje e lexueshme pjesëve që e përbërëjnë. Këta elementë përfshijnë strukturën kryesore të qëndrueshmërisë, kornizën e shkallëve, pllakat e dyshemesë së zyrave, bërthamën mbështetëse në veri, "mbështjellësen" e jashtme dhe publikun[9]
Katet e destinuara për zyrave janë të projektuara për të përmbushur standardet e cilësisë më të lartë, duke marrë gjithë sipërfaqen katrore të katit e cila vjen duke zvogëluar gradualisht drejt majës. Në vend të një bërthame qendrore tradicionale që siguron qëndrueshmëri strukturore, ndërtesa përdor një tub të ankoruar në të gjithë perimetrin, i cili siguron stabilitet nën ngarkesat e erës.
Bërthama e qarkullimit dhe e shërbimeve ndodhet në një kullë të shkëputur në veri të godinës kryesore, e cila përmban ashensorët e pasagjerëve dhe mallrave të koduar me ngjyra, ashensorët e shërbimit, impiantet në dysheme si dhe tualet.
Mbështjellësja e ndërtesës shpreh shumëllojshmërinë e asaj që përmbledh, duke përforcuar kompozimin dhe duke siguruar lexueshmëri të elementeve kryesorë. Megjithëse kulla zë të gjithë parcelën, skema ofron një ndarje të paprecedentë të hapësirës publike - nivelet më të ulëta janë të zhytura për të krijuar një hapësirë spektakolare shtatë-katëshe, të ndriçuar nga dielli, të kompletuar me dyqane dhe hapësirë publike.
Macallan është tashmë i pozicionuar si një nga prodhuesit më të famshëm të uiskit në botë dhe dëshironte një qendër të re ku mundet të zbulonte proceset e prodhimit dhe të mirëpreste vizitorët, me një projekt të ndjeshëm ndaj fshatit të bukur përreth.
skica nga Rogers Stirk Harbour + Partners
Ndërtesa e re ofron një strukturë të aftë për rritjen e prodhimit dhe gjithashtu lejon zgjerimin e lehtë në vitet në vijim. Njësitë e prodhimit të pozicionuara në një plan të hapur shpalosin të gjithë procesin e prodhimit të uiskit në një pamje të parë. Aktivitetet në plan reflektohen edhe në tavan, ku një çati e valëzuar lehtë ngrihet dhe bie për të sinjalizuar proceset që zhvillohen nën të. Një lëvizje që kujton punimet e lashta skoceze të tokës.
[1] https://www.pritzkerprize.com/laureates/2007
[2] https://www.pritzkerprize.com/laureates/2007
[4] -https://www.dezeen.com/2019/11/05/centre-pompidou-piano-rogers-high-tech-architecture/
[5] https://www.pritzkerprize.com/laureates/2007
[6] https://www.rsh-p.com/projects/office/lloyds-of-london/
[7] https://www.rsh-p.com/projects/civic/bordeaux-law-courts/
[8] https://www.rsh-p.com/projects/culture-and-leisure/the-millennium-dome/
[9]https://www.rsh-p.com/projects/office/the-leadenhall-building/