Të dhëna mbi projektin
-
Studio
ANCA (Antoniou – Castro & Associates)
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Cultural, Educational
Përshkrimi
Biblioteka e Komunës së Kozanit, Greqi është shtëpia e shumë librave të shkëlqyeshëm të literaturës greke, që ka një histori të madhe dhe vlerë kulturore. Kompleksi i ri i ndërtesës që duhet të mbulojë të gjithë këto libra duhet të ketë standartet e sigurisë së një biblioteke moderne, ku të frymëzohen vizitorët me dizajnin e tij.
Zhvendosja e bibliotekës në një hapësirë më të madhe në qendër të qytetit u bë projekti për arkitektët e ANCA (Antoniou - Castro & Associates) që paraqitën propozimin për projektin. Toka në të cilën u ndërtua biblioteka e re dhe muzeu i saj dallohet për formën unike trekëndore. Fillimisht, toka kishte dy magazina bujqësore. Pozicionimi i tyre udhëhoqi në një mënyrë modelin arkitektonik. Dy vëllime kryesore dominojnë terrenin.
Në bazën e tokës është biblioteka dhe në krye të saj muzeu. Hapësira midis tyre lidhet përmes një ndërtese me përdorim të shumëfishtë, e cila është gjithashtu hapësira e pritjes dhe e eventeve. Edhe pse arkitektët vendosën të ndjekin linja minimale dhe të qarta, ky fakt nuk ndikon në madhështinë e ndërtesës. Veshja e fasadës mbështetet nga sistemi i veshjes së mureve prej alumini dhe është përfunduar me beton të përforcuar. Unifikimi i hapësirave është evident në ndërtesë dhe kontribuon në një lëvizje të qetë të vizitorëve brenda tij.
Gjithashtu, ajo vë theksin në filozofinë e "ndarjes së njohurive" që promovon çdo bibliotekë. Sistemet spektakolare prej alumini plotësojnë ndërtimin nga ana estetike dhe ofrojnë izolim termik, akses të lartë dhe ndriçim të pasur natyror, duke përmirësuar përvojën e vizitorit.
Ndërtesa e re e Bibliotekës së Komunës së Kozanit, Greqi, është një pikë referimi bashkëkohore për qytetin. Dizajni i tij modern dërgon një mesazh novacioni dhe kulture, pikërisht ashtu siç ndodh me koleksionet e tij të veçanta të librave.