Përshkrimi

Thirrje për ide!

Vdekja është një pjesë themelore e ekzistencës njerëzore dhe ndikimi i saj tek ne ka frymëzuar disa nga arritjet më të rëndësishme arkitektonike në historinë njerëzore. Shënimi i jetës dhe vdekjes së figurave të rëndësishme, sundimtarëve dhe heronjve ka qenë forca lëvizëse e shumë strukturave të mrekullueshme dhe me ndikim, nga memorialet dhe mauzoleumet e deri në piramidat antike në Egjipt.

Një vend i tillë i rëndësishëm është dhe 'Varrezat e Pyjeve' në kryeqytetin e Letonisë, Riga. Përbëhet nga 85 hektarë tokë, 'Varrezat e Pyjeve' janë në përdorim për më shumë se një shekull e cila u bë një varrezë përkujtimore për ata që vdiqën duke luftuar gjatë Luftës së Parë Botërore. Vendi përmban shumë memoriale skulpturore dhe gurë varresh kushtuar figurave me ndikim që janë varrosur atje, duke përfshirë shumë politikanë, ushtarë dhe figura publike të Letonisë.

Konkursi ‘Columbarium - Dhoma e Kujtimeve’ është një bashkëpunim me Këshillin e Qytetit të Rigës në Letoni. Pjesëmarrësit janë të ftuar të paraqesin skica për një Kolumbarium (vend ku vendoset hiri i trupave)  të planifikuar për në Varrezat e Pyjeve. Ata do të duhet të hartojnë një kolumbarium që mund të strehojë 500 vende, secila prej të cilave mund të mbajë një deri në katër hapësira specifike për mbajtjen e hirit.

Përveç kësaj, pjesëmarrësve u kërkohet të krijojnë një zgjidhje gjithëpërfshirëse të dizajnit të peizazhit për të gjithë varrezat. Ky konkurs është një shans për entuziastët e arkitekturës dhe dizajnit që të reflektojnë mbi jetën dhe vdekjen, dhe të komunikojnë marrëdhëniet e tyre me konceptin përmes arkitekturës. Si mund të ndihmojë dizajni arkitektonik në procesin e vajtimit? Çfarë do ta bënte atë një vend të respektueshëm ngushëllimi ku të dashurit mund të vizitojnë ata që nuk jetojnë më?

Ndërsa Këshilli i Qytetit të Rigës ka shprehur një interes në ndërtimin e Kolumbariumit, propozimet duhet të pasqyrojnë praktikat më të mira të arkitekturës "green", si dhe të marrin në konsideratë zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata.

 

Shkarkoni përmbledhjen e konkursit duke klikuar këtu!

 

Konkurrenca është e hapur për të gjithë. Nuk kërkohet kualifikim profesional. Propozimet e dizajnit mund të zhvillohen individualisht ose nga ekipe (maksimumi 4 anëtarë të ekipit). Korrespondenca me organizatorët duhet të bëhet në anglisht; Të gjitha informacionet e paraqitura nga pjesëmarrësit duhet të jenë në anglisht

Vendndodhja
mood_bad
  • Comments are closed.