Të dhëna mbi projektin
-
Studio
StudioArch4
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Commercial
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2021
-
Photography
Besart Cani
Përshkrimi
Projekti i këtij bar-restoranti konsiston në krijimin e disa ambienteve të vecanta që lidhen lehtësisht me njëri-tjetrin. Hapësirat kryesore janë: oborri i jashtëm, bari, restoranti dhe oborri i pasëm.
Oborri i jashtëm kryesor ka kontaktin direkt nga rruga, ofron mbulim të pjesshëm me strukturën metalike të veshur me xham transparent, e cila në periudha të caktuara të vitit është e hapur. Funksioni kryesor është bari, por që mund të përshtatet me aktivitete të ndryshme.
Bari është pika fokale që lidh oborrin e jashtëm me pjesën e restorantit. Lidhja bëhet më e fortë me anë të elemetëve dekorativë siç janë ndriçuesit, teksturat, materialet dhe ngjyrat e përdorura.
Restoranti ka hapësira të përshtatshme siç janë booth-et dhe oborri i jashtëm i pasëm i cili është një zonë më e veçuar, ku është ndërthurur gjelbërimi me pjesën e dizajnit.
Oborri i pasëm, ofron një hapësirë më intime për ngrënie, larg nga zhurmat dhe në ambient natyral të pambuluar.
Nga restoranti te ky oborr kalohet përmes një harkade të çrregullt. Kjo harkadë krijon një lojë hijesh të ndryshme në varësi të ndriçimit natyral duke ofruar një eksperiencë të shtuar për përdoruesin.
Vendndodhja
1000, Tirana, Tirana, Albania