Së bashku me rrobat e zeza, syzet e rrumbullakëta dhe një mungesë të përhershme të gjumit, është një nga klishetë më të mëdha të profesionit: Të gjithë arkitektët e duan kafenë.
Pyetja është, pse arkitektët janë kaq të dhënë ndaj kafesë?
Kafeja na ndihmon të jemi më kreativë, këto fjalë mund të vlejnë edhe për ata në praktikën arkitektonike. Arsyeja pas dashurisë sonë për kafe është e trefishtë:
Jo vetëm që kafeja ju ndihmon të lëvizni, ajo ndihmon të vendosni trurin tuaj në punë kështu që të kapërceni pengesën e parë për zhbllokimin e "lëngjeve" tuaja krijuese. Idetë janë jetike për krijimtarinë.
Idetë krijojnë më shumë ide që përfundimisht çojnë në përparime krijuese. Është e vështirë të gjenerosh këtë rrjedhë të ideve pa ndonjë iniciativë.
Fakti që pirja e kafesë ju jep këmbënguljen e nevojshme për të punuar në shumë përsëritje të një ideje, duke zvogëluar mundësinë që të hiqni dorë para se të gjeni zgjidhjen më të mirë. Lodhja është armiku numër një i përqendrimit. Kafeja nuk mund të ndihmojë në varësinë tuaj nga media sociale, por kafeina që avullon në filxhan, bashke me aromën e saj shtyn lodhjen në mënyrë që ju të mund të angazhoheni për pojektin në fjalë.
Për krijuesit, kjo nënkupton shtyrjen e fazës së krijimit të ideve të këqija. Gjëja më interesante është, mjaft ide të këqija përfundimisht të çojnë në një të mirë.
Meqenëse kafeja ju frymëzon të merrni iniciativën dhe të jeni të përkushtuar ndaj detyrës që keni në dorë, natyrshëm vijon besimi. Pengesa më e madhe për krijimtarinë e pakufishme është vetëbesimi. Kur mendoni se idetë tuaja janë jo aq të mira, ju ndaloni së menduari më ide ose më keq, madje as filloni fare. Pra, shpjegohet lidhja midis kafesë dhe krijimtarisë. Sigurisht, jo të gjitha klishetë janë aq të sakta.
Gjithsesi rezulton se jo të gjithë arkitektët e duan kafenë. Sidoqoftë, merrni filxhanin tuaj të preferuar, mbusheni me gjëra të mira dhe ngrini një dolli për arkitekturën e mië dhe produktet e Smeg.