MetroPOLIS Sh.p.k – Studio Arkitekture, Dizajni Urban dhe Planifikimi
MetroPOLIS është një studio shqiptare, me seli në Tiranë, pjesë e Institutit Kërkimor të Universitetit POLIS. Është aktive prej vitit 2007, e specializuar në projektim arkitektonik, dizajn urban dhe planifikim. Ndër aktivitetet e MetroPOLIS shënojmë, projekte dizajni të zbatuara dhe projekte të kërkimit të aplikuar si njësi kërkimore e universitetit.
Studio ka në strukturën e saj një ekip projektuesish për zhvillimin e aktivitetit të saj. Për koordinimin dhe manaxhimin e përgjithshëm të studios, MetroPOLIS shpall të hapur një vend pune në pozicionin e Drejtuesit të Studios.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
· Drejton punën e njësive të Zyrës. Shpërndan detyrat dhe përgjegjësitë për stafin dhe mbledh raportet e realizimit të tyre.
· Udhëheq procesin për hartimin e detyrës së projektimit nëpërmjet Njësisë së Arkitekturës, në funksion të kërkesave sipas projekteve të Studios.
· Pjesëmarrje në studimet e fizibilitetit për plane të mundshme zhvillimi.
· Angazhim në rritjen e portfolios së zyrës dhe mundësive e projekteve të reja në treg.
· Koordinon dhe delegon përgatitjen e projektit nga faza e projekt idesë deri në finalizimin e projektit të zbatimit.
· Ndjek procesin e dorëzimit të projekteve dhe procesin e protokollimit të informacionit.
· Organizon dhe kontrollon procesin e përgatitjes së dosjeve për miratimin e lejes së ndërtimit dhe atë të shfrytëzimit.
· Menaxhimi i marrëdhënieve kontraktuale me studiot e tjera të projektimit/ zbatimit
· Studim tregu paraprakisht në lidhje me tarifat e projektimit.
· Mbikëqyr zbatimin e detyrës së projektimit dhe termave të kontratës
· Mbikëqyrur afatet e dorëzimit të projekteve sipas fazave, projekt ide, projekt zhvillim, projekt zbatim.
· Përgatit analiza dhe konsulencë të nevojshme ndaj invenstitorit, në lidhje me alternativat e reja që përfshin disiplinën e arkitekturës, punimet civile dhe teknologjitë e reja të ndërtimit.
· Drejton strukturën organizative të zyrës:
· Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat në koordinim me Drejtuesit Teknik të Studios.
· Drejton dhe kontrollon zbatimin e detyrave.
Funksione Operacionale
· Studion dhe njihet me Projektin e Zhvilluar dhe specifikimet e tij.
· Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij.
· Studion dhe përgatit / modifikon pjesë teknike të kontratave me nënkontraktorët.
· Programon proceset e projektimit, bazuar në planin kohor të përgjithshëm.
· Mbikëqyr cilësinë dhe afatet e përgatitjes së projekteve.
· Përgatit analiza tekniko-ekonomike sipas kërkesave të kompanisë.
· Angazhohet në proceset e tenderimit për të thithur punë të reja për zyrën.
· Raporton në çdo muaj për veprimtarinë e zyrës.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
· Të zotërojë diplomë universitare në Arkitekturë /Inxhinieri/ Planifikim Urban/ MBA.
· Aftësi për të sygjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime
Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse
Aftësi për të punuar në skuadër.
Aftësi drejtuese, koordinuese, organizuese.
Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh.
Eksperienca Profesionale:
· Së paku 5 vjet eksperiencë profesionale të lidhur me fushën e arkitekturës, inxhinierisë, planifikimit, apo fusha të tjera të ngjashme me këto dhe në pozicione të ngjashme.
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion dërgoni si më poshtë vijon:
- CV të përditësuar
- Letër motivimi ku shkurtimisht shpreh interesin për t’u bashkuar ekipit,
- Një kopje të diplomave/ Liçensave të skanuara/ Kualifikimeve
- Portfolio të punëve
Aplikimet janë të hapura deri më datën 30 Qershor 2021, ora 11:00.
MetroPOLIS është punëdhënës me të drejta e mundësi të barabarta dhe inkurajon të aplikojnë të gjithë ata që plotësojnë specifikimet e punës për këtë pozicion si më sipërshkruar.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazën e intervistës.
Aplikimet mund të dërgohen në adresën: [email protected]
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.