Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Tharm Architects
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Hospitality Architecture
-
Statusi
In construction
-
Viti i ndërtimit
2021
Përshkrimi
Projekti, nga Tharm Architects, konsiston në dhoma akomoduese si një zgjerim i kapaciteteve të fjetjes të bujtinës ekzistuese.
Të vendosura në veri të Shqipërisë, strukturat turistike janë projektuar në mënyrë të tillë që ruajnë natyrën ekzistuese buzë lumit, duke u ndërthurur me pemët e zonës. Relievi topografik si rezultat mbetet i pandryshuar.
Strukturat elegante vijnë në module të ndryshme që i përshtaten terrenit duke u lidhur në nivele të ndryshme me një rrjet transparent strukturash metalike. Të gjitha dhomat ofrojnë pamje panoramike të mahnitshme, duke mos penguar vizualisht njëra-tjetrën.
Në të njëjtën kohë, shkallët mund të përdoren edhe nga publiku i gjerë, pasi ato nuk shërbejnë vetëm si një hyrje në dhoma, por gjithashtu të drejtojnë në një platformë panoramike, ku mund të vrojtohet nga lart natyra rrethuese.
Objektivi i projektit është të krijojë një pikë të re tërheqëse për turistët, duke e bërë atë më të arritshme, më dinamike dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimit, duke pasur parasysh që të ketë një ndikim mjedisor minimal.
Vendndodhja
Albania