Të dhëna mbi projektin
-
Studio
E_archstudio
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Edona Causholli
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2021
-
Sipërfaqja
60 m2
-
Photography
Era Gjikopulli
-
Ekipi
Edona Causholli
Përshkrimi
Ky projekt i dedikohet studios së dytë të Heavy Ink, një brand Tattoo që operon tashmë prej disa vitesh. Hapësira është konceptuar e ndarë në dy pjesë, një zonë recepsioni dhe zona e punës, e cila ofron dhe privatësi më të madhe, e shkëputur nga pjesa tjeter me anë të një vetrate xhami. Në përputhje dhe me tipologjinë, ngjyrat e përdorura janë kryesisht të errëta, si e zeza apo grija, shoqëruar me piktura murale në pjesë të ndryshme të ambjentit. Elementët metalikë me ngjyrë të zezë dominojnë në ambjet, si tek mobiljet apo dhe në një veshje muri me perforim, duke i dhënë hapësires stil dhe karakter.
Vendndodhja
Tirana, Tirana, Albania