Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Studioarch4
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Educational
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2021
-
Photography
Besart Cani
Përshkrimi
Kopshti “Lidhja e Prizrenit” gjendet në Kamëz dhe është një ndërtim i ri për t’iu përgjigjur kërkesave të bashkisë për një strukturë të re sipas standarteve. Vëmendje kryesore i është kushtuar krijimit të hapësirave mësimore bashkëkohore, lehtësisht të përshtatshme me funksione të ndryshme sipas nevojave që lindin nga aktivitetet e kopshtit. Kopshti i ri shërben për 250 fëmijë me mosha nga 2-6 vjeç, dhe hapësirat janë menduar të ndara në dizajn sipas grupmoshave. Tarraca e objektit ofron hapësira të hapura, por lehtësisht të kontrolluara për lojëra dhe aktivitete. Veçoritë dalluese të kopshtit janë fasada dhe oborri i brendshëm. Fasada e dyfishtë me tullë mundëson privatësinë e kërkuar dhe e diferencon vizualisht kopshtin nga ndërtesat përreth. Oborri i brendshëm krijon mundësi për përdorimin e hapësirave të hapura sidomos në ditët kur moti nuk e lejon këtë gjë jashtë ndërtesës. Ai gjithashtu, bashkë me fasadën, ndikon në ndriçimin natyral të hapësirave dhe ajrimin e ndërtesës. Hapësirat e jashtme gjithashtu marrin një rëndësi në dizajn, duke ofruar hapësira sportive të ndryshme sipas standarteve të çdo moshe, hapësira gjelbërimi si edhe lojëra që kanë prioritet zhvillimin fizik dhe intelektual të fëmijëve.
Vendndodhja
Kamëz, Tirana, Albania