Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Maden Group
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Maden Group
-
Tipologjia
Offices
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2018
-
Sipërfaqja
95 m2
-
Photography
Atdhe Mulla
Përshkrimi
“Këpucëtari për vete i ka këpucat e vjetra”, kjo një thënie e vjetër, të cilën e kemi sfiduar dhe jemi munduar që ta tregojmë të kundërtën.
Studio e arkitekturës e dizajnuar nga vetë ata!
Nuk ka qenë aspak e lehtë të menduarit për vete dhe njëkohësisht dëshira për të treguar më të mirën që mund të bëjmë, poashtu menaxhimi i buxhetit tonë nga vetë na…mjaft e komplikuar!. Sipërfaqja mjaft kompakte për një ekip prej 13 vetash – përcaktues i trajtimit të hapësirës me kujdes dhe efikasitet.
Dëshira jonë që të shprehim energjinë pozitive në këtë zyre, poashtu konceptin që e ndjekim në çdo projekt- të shtojmë vlerë në gjëra më pak të vlefshme, rezulton në një ambient shumëngjyrësh, me nuanca të ndezura lehtë dhe kontraste të komponuara. Duke vlerësuar dhe respektuar materialet e vrazhda të ndërtimit (betonin, bllokat e argjilës) tentojmë të tregojmë që secila fazë e ndërtimit e ka rëndësinë e vet dhe njëkohësisht tregojmë që e vrazhda në kombinim me artin mund të duket e butë dhe e dashur. Arti bën që secili material, i lehtë apo I fortë, i butë apo i vrazhdë të bëhet pjesë e orkestrës, që bën të bashkëjetojnë të lumtur.
Grafiti i cili vallëzon nëpër zyrë, fillon nga dyshemeja e bardhë nga epoksi e nëpër mure betoni, mure me blloka argjile, dollapa druri e nëpër të gjitha dyert. Dominon zyrën si një vepër egoiste, e cila nuk njeh asgjë që i del perpara. Cdo gjë ajo e mbizotëron! Kjo vepër e punuar nga Mimoza Rraci dhe e ideuar nga ekipa punonjëse, tregon gjënë më të vlefshme që kemi ne – projektet tona, ato të cilat na bëjnë të dallohemi, ato të cilat për ne janë gjithçka.
Kjo tregon gjurmët në zyret tona, që arkitekti dhe arkitektura shtreson nëpër kohë, kjo na bën të ndihemi të përgjegjshëm për cdo gjë që bëjmë e njëkohësisht të rëndësishëm për fuqinë që kemi.
Organizimi me hapësira sa të ndara aq të përbashkëta, tregon vlerën më të madhe që kemi –‘’Ekipa’’, ku secili prej nesh është më i vlefshmi.
Pozita në katin 14, katin më të lartë të Kullës se Muhaxhereve, është vlerë e shtuar e cila me pamje nga qyteti i Prishtinës dhe më larg, na inspiron gjatë gjithë kohës e me theks të veçantë në pasditet me perëndimin e diellit mbi kodrat e largëta.
Vendndodhja
Prishtina, Kosovo