Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Gëzim Paçarizi Architect
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2017
Përshkrimi
Ideja që shtëpia dhe oborri të jenë në harmoni, ishte pika e fillimit të projektit. Kjo është arsyeja pse oborri u konceptua si një hapësirë e brendshme, por pa çati. Shtëpia do të kishte të gjitha pamjet e saj në anën e oborrit.
Kjo ndërlidhje midis hapësirave të brendshme dhe të jashtme, është vetë përkufizimi i kësaj arkitekture. Ideja që arkitektura e një shtëpie nuk fillon dhe mbaron me brendësinë dhe fasadën e saj, por vazhdon me mjedisin që e përbën, është po aq e vjetër sa arkitektura. Në marrdhënien ndërmjet brenda dhe jashtë, qëndrojnë bazat e arkitekturës.
Hapësira e jashtme, kur projektohet, zakonisht është e lirë nga funksioni, pa mbartur peshën e interierit. Kjo hapësirë bëhet e fuqishme, shprehëse dhe poetike kur zhvillohet siç duhet. Atëherë, kjo hapësirë nuk përcaktohet më nga elementë të ngushtë arkitektonikë si struktura ose drita, por fillon të lidhet me botën, me peizazhin dhe të gjitha manifestimet fizike të pranishme.
Shtëpia e re zë të njëjtin pozicion me atë të vjetrën. Ideja themelore ishte krijimi i një marrëdhënie shumë të ngushtë midis shtëpisë dhe kopshtit. Ishte e vetmja mundësi për të “zmadhuar” hapësirën e vogël të saj. Dukej sikur shtëpia po pushtonte të tërë territorin, me një pjesë pa çati. Dy apartamente të vogla do të zhvilloheshin me një ide se kopshti ishte një pjesë e tyre.
Shtëpia vetë është bërë nga dy vëllime të vendosur mbi njëri-tjetrin. Një shkallë e jashtme hekuri lidh dy apartamentet, duke theksuar përvojën vertikale të kopshtit.
Koncepti i përgjithshëm i kopshtit si një hapësirë jetese në vetvete, me përcaktimin e tij arkitektonik, është tradicional. Përdorimi i ujit frymëzohet drejtpërdrejt nga Prizreni i Vjetër, ku deri në Luftën e Dytë Botërore, të gjitha shtëpitë përshkoheshin nëpërmjet kanaleve të ujit.
Muri me tulla përballë Veriut, përdor një veçori të vjetër tradicionale, një dritare të verbër, e cila dikur tregonte se kujt i përkiste muri.
Studiot, nga ana tjetër, kanë një lidhje më të sofistikuar me traditën ndërmjet dritës dhe ndjenjës së vetë hapësirës.
Shtëpia është bërë vetëm nga materiale vendase. Tullat e thjeshta dhe prej betoni, janë materialet kryesore.
Vendndodhja
Prishtina, Kosovo